Isa Mustafa: Duke e mospërkrahur mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë Kurti, Vjosa Osmani nuk e ka respektuar LDK-në

Mustafa u shkruan ambasadorëve të Kuintit, OSBE-së dhe Zyrës së BE-së emërimit të anëtarëve të KQZ-së nga Thaçi

Isa Mustafa sot ua ka përcjellë ambasadorëve të shteteve të Kuintit, OSBE-së dhe Zyrës së BE-së në Prishtinë një letër në të cilën ka sqaruar qëndrimin e Lidhjes Demokratike të Kosovës rreth tendencave të Presidentit Thaçi për zvarritjen e emërimit të anëtarëve të KQZ-së. Kryetari LDK-së, Isa Mustafa sot ua ka përcjellë ambasadorëve të shteteve të Kuintit, OSBE-së dhe Zyrës së BE-së në Prishtinë një letër në të cilën ka sqaruar qëndrimin e Lidhjes Demokratike të Kosovës rreth tendencave të Presidentit Thaçi për zvarritjen e emërimit të anëtarëve të KQZ-së, që nga 27 mars 2018, duke e defunksionalizuar tërësisht këtë institucion kushtetues. Njëkohësisht, letra sqaron dhe reagon ndaj tendencës së Presidentit Thaçi, pa baza ligjore e kushtetuese t’i garantojë koalicionit qeverisës, pjesë e të cilit fatkeqësisht Presidenti ende ndihet,  shumicë në KQZ duke dëmtuar dhe shkelur të drejtat kushtetuese të LDK-së të cilës i takojnë dy anëtarë në KQZ, e jo vetëm një siç pretendon presidenti Thaçi, transmeton lajmi.net. Në fund kryetari Mustafa njoftoi se LDK-ja është tejet e vendosur të mbrojë të drejtën e saj për përfaqësim adekuat në KQZ në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Kosovës, dhe në rast të mos materializimit të kësaj të drejte do ta referojë çështjen në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës. Të bashkangjitur gjeni letrën e skanuar dërguar për Ambasadorin e SHBA-ve Philip Kosnett, e cila u është përcjellë të gjithë të lartpërmendurve.

Kontrolloni gjithashtu

Pjesë nga fjalimi çoroditës, mizor, banditesk dhe musolinist i Albin Kurtit në fillim të fushatës zgjedhore, në Mitrovicën e jugut

Albin Kurti sulmoi mediat dhe opozitën gjatë fushatës në Kamenicë, edhe pse thotë se ato ‘ama nuk po kanë kurrë farë rëndësie’

Kryeministri Albin Kurti, në një tubim elektoral të mbajtur në Kamenicë, ka vazhduar kritikat kundër …