Sekretari i Mbrojtjes në SHBA, Xhejms Mattis do të largohet nga pozita e tij në fund të muajit shkurt. Ai ka dhënë dorëheqje nga kjo pozitë një ditë pas vendimit të presidentit Donald Trump që të tërheqë trupat nga Siria. “Pasi ju keni të drejtë të keni një Sekretar të Mbrojtjes që ka pikëpamje më të përafërta me tuajat në këtë dhe temat tjera, unë besoj se është e duhur për mua që të largohem nga pozita ime”, ka thënë Mattis në letrën e tij. Trump ka thënë se Gjenerali Mattis “ishte ndihmë e madhe në gjetjen e aleatëve dhe shtyrjen që shtetet tjera të paguajnë obligimet e tyre ushtarake”.
Kontrolloni gjithashtu
Radislav Krstiq pranon fajësinë për Gjenocidin në Srebrenicë dhe kërkon publikimin e Pendimit të Tij
Ish-gjenerali i ushtrisë serbe të Bosnje-Hercegovinës, Radislav Krstiq, i cili u dënua me 35 vjet …