Isa Mustafa: Zotimi për hapjen e arkivave të UÇK-së është rënie në grackën e Beogradit dhe barazim me Serbinë

Isa Mustafa: Zotimi për hapjen e arkivave të UÇK-së është rënie në grackën e Beogradit dhe barazim me Serbinë

Ka ditë që po diskutohet rreth qëndrimit të palës së Kosovës në Bruksel, të drejtuar nga zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, lidhur me hapjen e arkivave të Kosovës për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës. Shumëkush nga opozita e ka konsideruar si hap të gabuar të Kosovës në negociata, derisa kryeministri Kurti ka thënë se arkivat duhet hapur dhe se Kosova nuk ka asgjë për të fshehur. Megjithatë ish-kryeministri i Kosovës dhe ish-kreu i LDK-së, Isa Mustafa, po e sheh si të gabueshëm qëndrimin e zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi për punën e arkivave. “Mendoj se është zotim i pabazuar, rrjedhimisht edhe i gabueshëm. Serbia deri në çlirimin e Kosovës ka qenë shtet në Serbi dhe në Kosovë. Ajo ka arkivat shtetërore se çfarë ka ndodhur në Kosovë”, ka thënë Mustafa. Më tutje, ai ka thënë se zotimi për hapjen e arkivave të UÇK-së është rënie në grackën e Beogradit dhe barazim me Serbinë.

Kontrolloni gjithashtu

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së paralajmëron bllokimin e punës së Kuvendit dhe Qeverisë nga 26 korriku

Qeveria lë në harresë premtimin për ndryshimin e ligjit, Veteranët jashtë agjendës

Ndryshimi i Ligjit për Veteranët e luftës së UÇK-së, që do të hiqte kufizimin e …