Ish-drejtori i Policisë, Rashit Qalaj, dje dëshmoi në Gjykatën Speciale në gjykimin kundër Hysni Gucatit e Nasim Haradinajt

Ish-drejtori i Policisë, Rashit Qalaj, dje dëshmoi në Gjykatën Speciale në gjykimin kundër Hysni Gucatit e Nasim Haradinajt

Ish drejtori i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj ka thënë se zyrtarët e OVL-UÇK-së kishin kërkuar nga Policia të hetojë rastin me dokumentet që dërgoheshin nga një person i panjohur në organizatë, por Prokuroria Speciale e Kosovës ka thënë se policia nuk mund të merret me këtë rast meqë ajo është kompetencë e Zyrës së Prokurorit të Specializuar në Hagë. Qalaj ka thënë se hetuesit e Policisë së Kosovës u janë përgjigjur thirrjes së zyrtarëve të organizatës dhe të njëjtit kanë kontaktuar drejtorin e departamentit për hetime në Policinë e Kosovës, i cili  ka kontaktuar me prokurorin e Prokurorisë Speciale në Kosovës, por ai i  ka thënë se Policia e Kosovës nuk mund të hap rast në këtë çështje.

“Hetuesit të cilët kanë qenë në zyrat e Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, pasi që u është bërë kërkesë nga zyrtarët e kësaj organizate për hetimin e këtij rasti, për hapjen e rastit, kanë kontaktuar fillimisht nëpërmjet zinxhirit komandues me drejtorin e departamentit për hetime në Policinë e Kosovës i cili pastaj ka kontaktuar me prokurorin e Prokurorisë Specialë të Kosovës, që ka qenë duke e zëvendësuar kryeprokurorin e Prokurorisë Speciale, pasi ai ka qenë i sëmurë  nga virusi korona dhe ka marrë përgjigjen që Policia e Kosovës nuk mund të hetojë këtë rast për shkak se ky rast bie në kompetencat e zyrave të specializuara këtu në Hagë”, ka thënë, Reshat Qalaj.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i Kroacisë, Zoran Milanoviq, mbështet anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës

Kryetari i Kroacisë, Zoran Milanoviq, ka shprehur mbështetjen e tij për anëtarësimin e Kosovës në …