Ish eprori i UÇK-së, Ajvaz Berisha nuk kandidon për deputet në radhët e Vetëvendosjes

Komandanti i Njësive Speciale të UÇK-së, gjatë luftës, Ajvaz Berisha, i cili iu ka bashkuar Lëvizjes Vetëvendosje, ka treguar arsyet e angazhimit të tij në këtë subjekt, si dhe shkakun e moskandidimit  për deputet në zgjedhjet e 6 tetorit. “Jam tërhequr me dëshirë pa kurrëfarë presioni  nga askush, sepse asnjëherë në jetë nuk i nënshtrohem  presioneve nga do që vijnë. E kam parë të arsyeshme që ndonjë kandidat kushdo qoftë ai, t’i japim mundësinë në garë.  Unë iu kam bashkuar Vetëvendosjes për hir të rinjve të Kosovës që po e lëshojnë vendin, sepse atyre u kanë  vrarë shpresën për të jetuar në atdhe, i cili është larë me gjak, që ne të jetojmë të lirë. Shumë gazetarë shantazhues, mercenarë të paguar po merren me emrin tim, biografinë time dhe unë asaj nuk i heq asnjë pikë as presje. Është një mjeran i cili fatkeqësisht mban mbiemrin e rilindësve tanë, vëllezërve Frashëri, i cili  shpesh në media atakon emrin tim, i yshtur nga qarqe te caktuara, ka sqaruar ish ushtaraku i lartë i UÇK-së, Ajvaz Berisha.

Kontrolloni gjithashtu

DASH: Qeveria e Kosovës është treguar e pasuksesshme në përpjekjet për të hetuar dhe luftuar individët e korruptuar

DASh, është shprehur i zhgënjyer pasi dy persona të sanksionuar nga ShBA janë propozuar për të qenë pjesë e qeverisë së re në Serbi

Departamenti Amerikan i Shtetit ka  bërë e ditur se pozicioni i tyre për ish-shefin e …