Brickos

Ish-kryetari demokrat i Rumanisë, J. Iliesku, do të gjykohet për krime kundër njerëzimit, për vrasjen e 862 rumunëve

Ish-kryetari demokrat i Rumanisë, J. Iliesku, do të gjykohet për krime kundër njerëzimit, për vrasjen e 862 rumunëve

Ish-kryetari i Rumanisë, Jon Iliesku, do të gjykohet për krime kundër njerëzimit, për shkak të rolit të tij pas revoltës së përgjakshme të Rumanisë, më 1989, e cila rrëzoi regjimin komunist të Nikolae Çausheskut. Është një moment veçanërisht i rëndësishëm për sistemin e drejtësisë në Rumani, i cili po e përmbush një borxh nderi për historinë”, tha kryeprokurori rumun, Augustin Lazar, duke sqaruar se  janë përballur me rezistencën e zyrtarëve për të hetuar periudhën e pas largimit të Çausheskut nga Bukureshti, më 22 dhjetor, 1989. Iliesku edhe pse zyrtar i lartë i kohës së komunizmit  ishte rizgjedhur udhëheqës i Frontit Kombëtar të Shpëtimit, një grup që ka marrë kontrollin e Rumanisë, pasi Ceausescu dhe bashkëshortja e tij, Elena, janë arratisur, si pasojë e revoltës që ka nisur në qytetin perëndimor të Timishoarës dhe është përhapur më pas në pjesën tjetër të vendit. Pasi Iliescu ka marrë kontrollin më 22 dhjetor, 862 njerëz janë vrarë. Ai kishte lejuar që turma të mbyste publikisht dhe në mënyrë mizore Çausheskun dhe bashkëshorten e tij. Iliescu, tani 89 vjeç, është zgjedhur president i Rumanisë në vin  1990, është rizgjedhur më 1992 dhe ka shërbyer një tjetër mandat nga viti 2000 deri më 2004.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i Frontit Europian, Bujar Osmani, shpalli fitoren në zgjedhjet presidenciale të Maqedonisë, me epërsi të 40 mijë votave

Kandidati i Frontit Europian për kryetar të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka shpallur fitoren …