Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, sot dhe nesër do të qëndrojë në vendlindjen e tij

Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, i cili po qëndron gati katër vjet, në arrest, në burgun e Hagës,  i akuzuar nga Gjykata Speciale për gjoja krime lufte, ka arritur në vendlindje nën masa të rrepta sigurie. Ai është dërguar drejtpërdrejt  nga Aeroporti  te varri i vëllait të tij, Azem Januz Krasniqi ndërsa po ruhet nga pjesëtarët e EULEX-it, si dhe nga pjesëtarë të Policisë së Kosovës. Mbrojtja e ish zëdhënësit të UÇK-së. Jakup Krasniqi, bëri kërkesë që ai të qëndrojë në Kosovë me rastin e vdekjes së vëllait të tij dhe kjo u aprovua nga Gjykata. Me këtë rast bëhet e ditur se pritet që, Jakup Krasniqi,  të qëndrojë në vendlindje, sot dhe nesër.

Kontrolloni gjithashtu

Më 1 prill  të vitit 1981, kishin shpërthyer në Prishtinë demonstrata e tretë masive pas 11 dhe 26 marsit të po atij viti

Më 1 prill  të vitit 1981, kishin shpërthyer në Prishtinë demonstrata e tretë masive pas …