leoni

Sali Berisha

Ish-kryetari i PD-së, Eduart Selami ka deklaruar se Sali Berisha është fatkeqësia e PD-së

Ish-kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Eduart Selami, në një intervistë  për Zërin e Amerikës  ka deklaruar se Sali Berisha është fatkeqësia e kësaj partie. Mendimi im është që ky është një debat tejet i vonuar për PD-në. Fatkeqësia e partisë ka qenë Berisha që edhe pas shpalljes “Non grata” vazhdon përpjekjet për të mbajtur peng atë, duke bërë përpjekje që me një skenar çfarë është  duke e realizuar të vijë si reformator i PD-së. Ky kapitull është i mbyllur, Berisha është e kaluara. Duhet të shikojmë nga e ardhmja. Eduart Selami tha se në fund parashikon që Lulzim Basha do t’ i mbijetojë lëvizjes së Sali Berishës. Nuk është çudi që sot ndahen dhe nesër bashkohen prapë ata. Ai u shpreh se demokratët kanë vetëm një zgjidhje. “PD duhet të vendosë, do të bëhet edhe njëherë shpresë për shqiptarët, apo të bëhet peng i Berishës. Partia duhet të rithemelohet, pasi sot është bërë mburojë e korrupsionit, dhe ky fakt është i deklaruar nga Departamenti Amerikan i Shtetit, tha mes tjerash Eduart Selami.

Kontrolloni gjithashtu

Eliza Hoxha

Eliza Hoxha sfidon Osmanin pas mandatimit të Konjufcës

Pas vendimit të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, për të mandatuar Glauk Konjufcën si kandidat …