Trump: Takimi me Kim Jong Un-in do të mbahet më 12 qershor

Ish-kryetarit amerikan, Donald Trump, iu ka ngritur akuza lidhur me pagesat që ka bërë gjatë fushatës presidenciale të vitit 2016

Ish-kryetarit amerikan, Donald Trump, iu ka ngritur  akuza lidhur me  pagesat që ka bërë  gjatë fushatës presidenciale të vitit 2016 për të blerë heshtjen e një aktoreje të filmave pornografikë, lidhur me pretendimet për marrëdhënie jashtëmartesore. Ky është rasti i parë ndonjëherë i ngritjes së akuzave penale ndaj një ish-presidenti amerikan dhe një goditje ndaj përpjekjeve të zotit Trump për të rimarrë Shtëpinë e Bardhë në zgjedhjet e vitit 2024. Hapja e dritës jeshile nga juria e madhe për ngritjen e akuzave ndaj 76-vjeçarit Trump, është një ngjarje e jashtëzakonshme pas disa vite hetimesh mbi marrëdhëniet e tij në fushën e biznesit dhe të politikës. Ngritja e padisë ka të ngjarë të nxisë kritikët që thonë se Donald Trump bëri manipulime deri në marrjen e Shtëpisë e Bardhë, por nga ana tjetër, kjo do të angazhojë mbështetësit e tij, të cilët thonë se republikani Trump po vihet padrejtësisht në shënjestër nga një prokuror demokrat.

Kontrolloni gjithashtu

Muaji shkurt pritet të shënojë një pikë kritike në proceset gjyqësore ndaj Hashim Thaçit dhe krerëve të tjerë të UÇK-së

Muaji shkurt pritet të shënojë një pikë kritike në proceset gjyqësore ndaj Hashim Thaçit dhe …