Parlamenti i Turqisë ratifikoi protokollin për anëtarësimin e Finlandës në NATO

Me 276 vota pro, Finlanda mori  më në fund miratimin zyrtar të Turqisë  për t’iu bashkuar Aleancës ushtarake Veriatlantike. Votimi do të thotë se tani të gjitha 30 shtetet anëtare të NATO-s kanë ratifikuar pranimin e Finlandës, si kusht që ajo të bëhet pjesë e aleancës. Duke braktisur politikën disa dekada të mos angazhimit ushtarak pas nisjes së luftës së Rusisë kundër Ukrainës shkurtin e kaluar, Finlanda dhe Suedia aplikuan zyrtarisht për t’u bashkuar me NATO-n në maj të vitit të kaluar. Turqia si vend anëtar iNATO-s për më shumë se 70 vjet, u kërkoi dy vendeve nordike të ndërmarrin veprime konkrete kundër grupeve terroriste si PKK dhe FETO në mënyrë që të japë dritën jeshile për anëtarësim. Në qershor, Finlanda dhe Suedia nënshkruan një memorandum me Turqinë  për të adresuar shqetësimet e sigurisë të Ankarasë, dhe diplomatë të lartë dhe zyrtarë nga të tri vendet kanë mbajtur takime të ndryshme që atëherë për të diskutuar zbatimin e marrëveshjes trepalëshe. (Anadolu shqip)

Kontrolloni gjithashtu

Kosova dhe Serbia, janë zotuar se më 22 mars do t’i dorëzojnë propozimet e tyre për përdorimin e dinarit në Kosovë

Pas diskutimeve, në Bruksel, Lajçak, paraqiti një dokument kompromisi lidhur me qëndrimet e të dyja palëve për dinarin e Serbisë

Në takimin e fundit të dialogut në Bruksel, Kosova dhe Serbia nuk arritën një marrëveshje …