Valdete Daka

Ish kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka i dorëzoi një kërkesë Avokati i Popullit për ta shqyrtuar shkarkimin e saj nga Vjosa Osmani

Ish kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka i ka dorëzuar një kërkesë Avokatit të  Popullit për ta shqyrtuar shkarkimin e saj nga Vjosa Osmani. Ajo në një deklaratë për media tha se duhet të hiqet njëherë e përgjithmonë dilema se a ka pasur të drejtë ajo ta më shkarkojë ose jo. “Sot dorëzova aneksen time te Avokati i Popullit dhe shpresoj se në kuadër të kompetencave që ka si institucion i pavarur do ta shfrytëzojë të drejtën e tij dhe në emër tim ta bëj kërkesën që të shqyrtohet kushtetutshmëria e vendimit të presidentes për shkarkim tim. Sipas saj, sidomos pas  raportit të Bashkimi Evropian, mendoj se edhe Avokati i popullit ka bazë të ligjore dhe arsye të mjaftueshme që kërkesën time ta dërgojë në Gjykatën Kushtetuese. Kam pritur deri tani sepse kam konsideruar  se deputetët që e kanë këtë të drejtë kushtetuese do t’i mbledhin nënshkrimet dhe do ta kërkojnë vlerësimin e Kushtetutshmërisë së vendimit të zonjës Osmani. Duhet të hiqet njëherë e përgjithmonë dilema se a ka pasur të drejtë presidentja të më shkarkojë ose jo, ka saktësuar zonja, Valdete Daka.

Kontrolloni gjithashtu

Britania e Madhe: Kosova e Serbia duhet të jenë të përfshira në mënyrë konstruktive në dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja

Sigurimi i pavarësisë dhe sovranitetit të Kosovës ishte tema e diskutuar në seancën e fundit …