Brickos

Gazetari, Halil Berisha, dëshmitar në seancën gjyqësore në Gjykatën Speciale kundër Hysni Gucatit e Nasim Haradinajt

Gazetari, Halil Berisha, dëshmoi në seancën gjyqësore që po mbahet në Hagë, kundër Hysni Gucatit dhe Nasim Haradinajt

Para Trupit gjykues të Gjykatës Speciale në Hagë edhe sot ka dëshmuar gazetari, Halil Berisha. Ai ndërkohë ka treguar se si forcat serbe e kishin larguar me forcë atë dhe familjen e tij nga shtëpia dhe se ishin detyruar që shkonin, në Shqipëri. Kam qenë gjashtëvjeçar në kohën e luftës kur gjatë asaj kohe kur unë bashkë me familjen time dhe me qytetarët e tjerë jemi larguar me forcë nga banesa, nga shtëpia jonë. Jemi larguar me forcë dhe jemi detyruar që të largohemi për në Shqipëri. Kjo çfarë po them unë është më e lehta se çfarë mund të thonë tjerët. Unë si një 6-vjeçar jam detyruar me ecë drejt kufirit pa bukë, pa ujë dhe forcat serbe kanë vendosur edhe trupa të vdekur në rrugë dhe si një fëmijë 6-vjeçar është dashur që të kaloja mbi ta. Është një temë e ndjeshme për neve. Është një temë që shtjellohet çdo ditë tek ne dhe për këtë arsye kemi menduar që kjo ka interes për publikun me raportuar për këtë çështje”, ka thënë Halil Berisha, para Trupit gjykues,  në Hagë.

Kontrolloni gjithashtu

Britania e Madhe: Kosova e Serbia duhet të jenë të përfshira në mënyrë konstruktive në dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja

Sigurimi i pavarësisë dhe sovranitetit të Kosovës ishte tema e diskutuar në seancën e fundit …