Enver Hoxhaj

Ish ministri Hoxhaj ka reaguar për hapjen e ambasadës së vendit tonë në Jerusalem

Ish ministri i Punëve të Jashtme dhe kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj ka reaguar për hapjen e ambasadës së vendit tonë në Jerusalem. Ai ka shkruar se dy qeveritë, i kanë lënë një shije të hidhur të gjithë procesit njohjes ndërmjet dy vendeve. “Një qeveri në shkuarje dhe një qeveri në ardhje nuk patën guxim, as vendosmëri dhe përvojë për të shënuar hapjen e Ambasadës së Kosovës në Izrael duke i lënë një shije të hidhur të gjithë procesit të njohjes ndërmjet dy vendeve tona. Për disa javë, autoritetet e larta të Shtetit të Izraelit kanë pritur zyrtarisht koalicionin qeverisës dhe koalicionin fitues të zgjedhjeve për ta hapur ambasadën në Jeruzalem, por askush nuk e ka konfirmuar pjesëmarrjen. Përkundrazi, të frikësuar, në panik dhe të papërgjegjshëm i kanë ikur pjesëmarrjes për një njohje shumë të rëndësishme të Kosovës. Kanë braktisur rolin e tyre kushtetues dhe politik që u takon për t’i përfaqësuar dhe mbrojtur interesat e shtetit tonë”, ka shkruar në mes tjerash, kryetari i PDK-së dhe ish ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj.

Kontrolloni gjithashtu

Bajraktari: Për një periudhë tejet të gjatë kohore krimet e luftës kanë qenë kompetence e autoriteteve ndërkombëtare

Avokati Ardian Bajraktari ka vlerësuar se trajtimi i krimeve të luftës në përgjithësi dhe atyre …