Ish-sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton: SHBA-ja nuk e kanë “merituar” presidencën Trump

Hillary Clinton: Trump ka afinitet për diktatorët dhe të vërtetë e pëlqen qëndrimin dhe sjelljen e tyre autoritare

Ish-sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton, tha se Shtetet e Bashkuara nuk e kanë merituar presidencën e Donald Trumpit dhe se këto janë “kohë të rrezikshme”. Ajo tha se Trump ka “afinitet për diktatorët” dhe se ai “vërtetë e pëlqen qëndrimin dhe sjelljen e tyre autoritare. Ajo  beson se një letër e ish-drejtorit të FBI-së, James Comey, dërguar Kongresit, në lidhje me përdorimin e emailit të saj privat, i ka kushtuar me mbështetjen e saj nga votuesit. Zonja Klinton në shtator të vitit të kaluar, ka deklaruar se nuk do të garojë më për kryetare meqë konsideron  se karriera e saj si politikane aktive ka përfunduar.

Kontrolloni gjithashtu

Rrezikohet rruga e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës pas rekomandimeve të Francës dhe Gjermanisë

Hapat e fundit të Kosovës drejt anëtarësimit në Këshillin e Evropës shfaqin shenja të kthimit …