leoni

Ish-shef i OSBE-së në Kosovë, Viliam Voker ka rikujtuar Masakrën e Reçakut si një moment historik që ndryshoi rrjedhat politike

Ish-shef i OSBE-së në Kosovë, Viliam Voker,  ka rikujtuar Masakrën e Reçakut, duke e konsideruar  si një moment historik që ndryshoi rrjedhat politike dhe që ka pasur ndikim të madh në ndryshimin e fatit të Ballkanit. Voker këtë konstatim e shfaqi para  promovimit të librit të tij të ri, “Reçak: Historia e një krimi lufte”. Ai ka theksuar rëndësinë e ngjarjes në jetën e tij, duke e quajtur atë një nga ditët më të rëndësishme të përvojës së tij diplomatike. Ai ka theksuar se ngjarja në Reçak ka qenë një ngjarje që ka ndikuar në një ndryshim të madh që ka pasur pasoja për tërë Ballkanin. “E gjitha që mund të them është se kjo është një nga dy ose tri ditët më të rëndësishme të jetës sime. Ajo që ka ndodhur në Reçak ka ndikuar në ndryshimin e rrjedhave në tërë Ballkanin, ka thënë Walker. Libri i tij përshkruan masakrën e Reçakut më 15 janar 1999, kur forcat serbe masakruan 45 civilë shqiptarë, një ngjarje që çoi në ndërhyrjen ushtarake të NATO-s kundër Jugosllavisë.

Kontrolloni gjithashtu

Jehona Lushaku-Sadriu: Bota është kthyer kundër Kosovës, për faj të Qeverisë Kurti

Jehona Lushaku: Lirinë e medias duhet ta duam siç kemi dashur Kosovën e lirë

Deputetja e LDK-së, Jehona Lushaku, ka reaguar me tone të forta pas publikimit të indeksit …