leoni

AKI

Ish-zyrtari i AKI-së, dyshohet se ka kryer disa vepra penale, si “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar etj.”

Ish zyrtari i AKI-së, i cili ishte shef  i Teknologjisë Informative në këtë institucion, dyshohet se ka zbuluar informacione që kanë rrezikuar sigurinë e vendit. Ai  ka punuar për disa kohë në Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë, por  është arrestuar nga Policia e Kosovës pasi që dyshohet se ka keqpërdorur informacionet e klasifikuara. Sipas Prokurorisë Themelore në Prishtinë, M.K dyshohet se ka kryer veprat penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”, “Keqpërdorimi i informatës zyrtare”, “Hyrja në sistemet kompjuterike”, “Zbulimi i informacioneve të klasifikuara dhe mos ruajtja e informacioneve të klasifikuara” dhe “Fotografimi dhe incizimet tjera të paautorizuara”, të parapara sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Deputetët pa Kuvend, me paga e asistentë të paguar – 74 prej tyre tashmë kanë staf personal

Edhe pse Kuvendi i Kosovës nuk është konstituar tash e dy muaj për shkak të …