Ismail Kadare

Ismail Kadare ka retushuar veprat, thotë profesoresha kineze, dr. Ke Jing, albanologe e ballkanologe

Ismail Kadare ka retushuar veprat”. Kështu është shprehur profesoresha kineze, dr. Ke Jing, albanologe dhe ballkanologe gjatë prezantimit të një studimi monografik për veprën e shkrimtarit shqiptar botuar në gjuhën angleze. “Në fillim të viteve ’90 ai ka pasur disa intervista me të huajt dhe aty ka thënë që ‘unë kam qenë një disident dhe kam folur e shkruar kundër regjimit. Vetëm diçka që nuk isha shumë dakord për Kadarenë është retushimi që iu ka bërë veprave”, tha albanologia.

Studimin monografik “Katër të tjerë në veprën e Kadaresë” është komentuar përmes një ligjërate të mbajtur nga Ke Jing, e cila ka analizuar identitetin kombëtar dhe personal të shkrimtarit, raporton Shqiptarja.com. “Në vitin 2006, kur isha duke menduar për çfarë të shkruaj për disertacionin e Doktoraturës lidhur me Kadarenë, atëherë pashë në media një debat të nxehtë mes Kadaresë dhe Qosjes, ishte çështja e identitetit, dy studiues nuk kanë mendime të njëjta”, shtoi ajo.

Gjatë ligjëratës Ke Jing ka hedhur teza të ndryshme, të vështruara përmes analizës së tekstit, që ngjallin jo pak debate në botën e letrave. Konkretisht ajo bënë ndarje mes veprës dhe personalitetit të Kadaresë.

“Kadareja është për mua, kur bën krijimin letrar, është një gjeni, nuk ka asnjë pikë që mund të kritikojë. Por kur del ndonjëherë në intervistë, ose që shkruan ndonjë ese, për mua për shembull çfarë ka shkruar për identitetin evropian të shqiptarëve, aty nuk ka argumente aq të forta nga pikëpamja shkencore”, theksoi Ke Jing.

Tezat e Jing kanë lënë hapur shumë debate mes të pranishmëve. Libri Katër të tjerë në veprën e Kadaresë është i pari studim i thelluar monografik kushtuar veprës letrare të shkrimtarit të madh shqiptar nga pikëvështrimi i institucioneve akademike dhe universitare kineze. (Dita)

Kontrolloni gjithashtu

Albert Zholi

-Albert Z. ZHOLI: Flasin për Ditën e Verës: Luan Zhegu, Bashkim Alibali, Paro Ziflaj dhe Vitore Stefa. Leka

Flasin Luan Zhegu, Bashkim Alibali, Paro Ziflaj dhe Vitore Stefa. Leka -Dita e Verës nuk …