Ismail Morina - Ballisti, është liruar nga burgu në Kroaci ku ka qëndruar një vit e më shumë

Ismail Morina – Ballisti, është liruar nga burgu në Kroaci ku ka qëndruar një vit e më shumë

Lajmin për lirimin nga burgu  është bërë i ditur vetë Ismail Morina i njohur si  Ballisti, që ka postuar një foto në faqen e tij zyrtare. Ai ishte  arrestua më 10 qershor të vitit të kaluar në Kroaci, pas një urdhër-arresti ndërkombëtar të lëshuar nga autoritetet serbe, ku kërkohej nga Serbia, si i akuzuari kryesor për ngritjen e dronit me flamurin “Autochtonous”, mbi stadiumin e Beogradit, gjatë ndeshjes Serbi-Shqipëri, në tetor të vitit 2014.  Në Kroaci, Ismail Morina iu nënshtrua një sërë procesesh gjyqësore, për të shmangur ekstradimin në burgjet e Serbisë. Më 28 mars, Kroacia vendosi të transferojë Ballist Morinën drejt Italisë. Mesditën e sotme, Ismail Morina postoi një foto me konsullin shqiptar në Bari, Adriatik Haskaj, teksa ka falënderuar autoritetet shqiptare, italiane dhe kroate, që ndihmuan në dhënien e drejtësisë për të.

Kontrolloni gjithashtu

Sherifi: UNMIK-u nuk e përmendi aksionin e policisë në luftën kundër krimit të organizuar, por ndalimin e dy punonjësve të tij

Bilall Sherifi: Kur ndryshon pozita, ndryshon edhe përgjegjësia – çfarë bënë në pushtet ata që e kundërshtuan Specialen?

Bilall Sherifi ka reaguar për zhvillimet e fundit pas dënimit të ish-krerëve të UÇK-së dhe …