Ministri i MIN, Besim Beqaj ka pritur sot në takim Drejtorin e Bankës Botërore në Kosovë Marco Mantovanelli

Ministri i MIN, Besim Beqaj ka pritur sot në takim Drejtorin e Bankës Botërore në Kosovë Marco Mantovanelli

Ministri i Ministrisë së Inovacionit dhe Ndërmarrësisë Besim Beqaj ka pritur sot në takim Drejtorin e Bankës Botërore në Kosovë Marco Mantovanelli dhe Gloria La Cava, udhëheqëse e ekipit nga Washingtoni, për projektin “Përfshirja e të rinjve dhe ndërmarrësia”. Gjatë takimit bashkëbiseduesit ka folur rreth mundësisë së bashkëpunimit në fushën e përkrahjes së të rinjve dhe grave ndërmarrëse, me qëllim të fuqizimit ekonomik të tyre dhe krijimit të vendeve të reja të punës. Ministri Besim Beqaj është shprehur shumë i kënaqur me mundësitë e bashkëpunimit në mes të Ministrisë së Inovacionit dhe Ndërmarrësisë dhe Bankës Botërore në projektin “Përfshirja e të rinjve dhe ndërmarrësia. Përkrahja e të rinjve ndërmarrës dhe fuqizimi i tyre ekonomik është prioritët i Ministrisë së Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, pasi Kosova ka potencial të jashtëzakonshëm të të rinjve që do të jetë shtytës kryesor i zhvillimit ekonomik të bazuar në ekonomi të dijes”, tha ministri Beqaj. Ai i siguroi mysafirët se Ministria e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë do të jetë partner kryesor i Bankës Botërore për këtë projekt. Qëllimi i projektit “Përfshirja e të rinjve dhe ndërmarrësia”, është fuqizimi ekonomik i të rinjve dhe krijimi i vendeve të reja të punës, përmirësimi i përfshierjes sociale dhe ekonomike i grave nga të gjitha rajonet e Kosovës nga mosha 16 deri në 29 vjeç.

Kontrolloni gjithashtu

Tri ditë para zgjedhjeve, partitë intensifikojnë fushatën me tubime në mbarë Kosovën

Me vetëm tri ditë të mbetura deri në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, partitë politike …