Isuf Bytyçi: Lëvizja Krahët e Shqipes, e mbajti Kuvendin gjithëkombëtar shqiptar në Tiranë

Isuf Bytyçi: Lëvizja Krahët e Shqipes, e mbajti Kuvendin gjithëkombëtar shqiptar në Tiranë

Duke e parë gjendjen e rëndë shoqërore, ekonomike, politike e kulturore, në shtetin e Shqipërisë, por edhe të Kosovës dhe të të gjitha viseve tjera shqiptare, e pa të udhës që ta organizojë dhe ta mbajë në Tiranë Kuvendin, Lëvizja gjithëkombëtare Shqiptare KRAHËT E SHQIPES. Momentalisht, me të vërtetë, është rënduar gjendja e qenies shqiptare! Haptas shihet se partitë në pushtet, si mazhoranca, ashtu edhe opozita, janë duke bërë politikë ekonomike vetëm për familjet dhe njerëzit e tyre, ndërsa populli ka mbetur nën mëshirën e zotit! Përveç se janë rritur kërkesat familjare, ekonomia ka rënë, krimi i organizuar dhe vrasjet janë shtuar ndër shqiptarë e, tani në kohët e fundit edhe tërmeti, i cili i mori mbi 50 jetë, la shumë njerëz të lënduar dhe mbi 1 mijë familje i  nxori në rrugë, për shkak se jua rrënoi shtëpitë, të cilat i kishin mbi kokë!

Përveç këtyre, mazhoranca dhe opozita, sikur janë duke bërë debate mbi gjendjen e rëndë ekonomike e shoqërore të Shqipërisë! Ato janë duke bërë teatër absurdi, para syve të popullit, për ta mashtruar atë dhe, kriminelët ordinërë: bëjnë vrasje, kidnapime, plaçkitje e shantazhe, në saje ë teatrit tëtyre, mazhorancë-opzitë! Punëtorët e administratës, policët, gjyqtarët, inspektorët e tjerë i shantazhojnë me gjoba të papërballueshme individët, organizatat, bizneset e mëdha e të vogla dhe restorantet, në mënyrë që ata t’i gjejnë miqtë e tyre dhe t’ua paguajnë haraç atyre, prej 1 mije e deri në 6-7 mijë euro, mbas dore! Ka lulëzuar krimi i organizuar si në Shqipëri, ashtu edhe në Kosovë! Ndërsa në Iliridë e Preshevë, shqiptarët kontrollohen, komplet nga shërbimet serbe e turke! Kurse, Jugu i Shqipërisë, nën ndikimin e politikës greke!

Pra, ta themi të drejtën, se kjo situatë kaq e rëndë, na ka bërë që të frigohemi dhe, shpresa e fundit, sipas mendimit tim është formimi i një partie të shëndoshë e të pastër, e cila, besoj thellë nga zemra, se Lëvizja KRAHËT E SHQIPES, do të arrinë ta themelojnë së shpejti një parti nga Diaspora, në Shqipëri dhe brenda një kohe, relativisht të shkurtë, ta marrë timonin, që ta kthejë gjendjen shoqërore dhe t‘i bëjë shqiptarët që të ndiehen mirë në Shqipëri, Kosovë e në trojet tjera, kudo që jetojmë.

Deklaratë e lëvizjes Atdhetare KRAHËT E SHQIPES

 Kuvendi Mbarëkombetar, që u mbajt më /19/01/2020/ në Tiranë, i cili u udhëhoq nga studjuesi Ing. Frederik Ruço. Jemi të parët që kur e kemi kontaktuar për herë të parë, na bashkoheshin mendimet për problemin e çështjes shqiptare! Z. Ruço e mori këtë inisiativë, dhe nga mbështetja që i dhamë ne si Lëvizje KRAHËT E SHQIPES erdhëm deri këtu! Pa mëdyshje, mund t’a quajmë pa frikë, profesorin, promotor i ketij aktiviteti në bashkëpunim me organizata tjera aktive.

Me organizimin e Kuvendit Mbarëkombëtar, u shpalos gjendja ekonomike, politike, shoqërore e shpirtërore, brenda shtetit shqiptar në veçanti dhe, në të gjitha trojet shqiptare jashtë shtetit, por, pa e harruar edhe gjendjen e Diasporës shqiptare, e cila është në të katër anët e Globit!

Qëllimi ynë kryesor është të bashkëpunojmë me të gjithë zërat, që kerkojnë drejtësi dhe ndryshim tëkësaj situate kaq të rëndë politike në Shqipëri, duke kontaktuar me të gjitha organizatat dhe individët, që e duan atdheun, që këtë zë ta përfaqësojnë!

Ky proces ka filluar me kohë për lëvizjen tonë, me kontakte telefonike dhe takime në grupe e individuale! Kemi bërë organizime veprimtarish në Tiranë, takime me intelektualë, protesta para Parlamentit dhe Presidencës, organizimin e Senatit të Pajtimit dhe Bashkimit Kombëtar në Muzeun Historik në Tiranë, me qëllim bashkëpunimi për hir te çështjes Kombëtare me aktorë të ndryshëm e veprimtarë të politikës, të shoqërisë civile , gazetarë dhe pjesëmarrës të luftës në Kosovë, që të ulen tensionet per t‘i dhënë gjithëkujt të drejtën t‘i prezantojë idetë e një renovimi dhe çbllokimi të situatës së tensionuar politike në Shqipëri! Kjo, do të thotë; respekt për të gjithë, pa i cenuar të drejtën, askujt!, Tregon interesim dhe, mbi të gjitha mbështetje dhe përfshirje të Diasporës, si element risie, për herë të parë kaq vendosmërisht, prezente në kryeqytetin Shqiptar, pikërisht, përballje e plotë me istitucionet shqiptare.

Veprimtaria vazhdoi, u takuam dhe u krijuan lidhjet me përfaqësues studentorë, me intelektualë të pavarur dhe të lodhur nga përbuzjet e injorimi, me njerëz që punojnë në heshtje për çështjen Kombëtare dhe është bërë një punë Kolosale kundër çdo lloj manipulimi në emër të Çështjes Shqiptare.

Kishte dhe ende ka përplasje të mëdha në mes të disa individësh e grupesh që në emër të shtetit e të pushtetit e kanë marrë peng situatën në Shqipëri! Por, mbi të gjitha, me fondacione e organizata të rreme, të financuara drejtpërdrejt nga pushteti aktual që kërkojnë pengimin e situatës dhe mosavansimin e saj! Kështu ndodhemi përballë sharlatanëve, qe premtojnë shumë e kerkojnë favore imorale! Një ditë do t‘i nxjerrim të gjithë, sigurisht me emra e prova, njerëz të cilët kërkojnë vetëm të blejnë e të sabotojnë, njerëz që spiunojnë njëri-tjetrin, njerëz që për motive ekonomike shiten tek ai që i ofron çmimin më të lartë, njerëz që pasurohen duke ngritur probleme dhe mbajtur situata në tension, për të cilat Nuk është nevoja,  por qe ju intereson atyre shumë, sepse po nuk pati tensione, s’kanë si të mbijetojnë e si të pasurohen, njerëz që mbushin gojën me Shqipëri por që për Shqipërinë, vetëm në fb., shkruajnë e nuk lëvizin gishtin po nuk ishin të paguar! Njerëz, që krijojnë e adhurojnë kulte individesh, të cilët shtiren patriotë, sepse lexojnë historinë e Shqipërisë në TV, apo papritur shkruajnë libra për të cilët me mijëra historianë më parë kishin shkruar, por askush nuk i kishte dëgjuar e besuar si të rënë nga qielli, njerëz që shtiren si bëmirës,  që vetë ata i drejtojnë agjenturat e huaja, të cilat financojnë kisha e xhami, në një vend, ku thuhet se drejtohet nga Partia Socialiste, por që s’e ka në program asnje projekt social, në fuqi.

Atëherë, arritëm në këtë Kuvend Mbarëkombëtar, qellimin, i cili përmbledh atë, të cilën kjo lëvizje do ta arrijë në fund, Bashkimin e Diasporës, me forcat intelektuale dhe të rinjët shqiptarë, në krijimin e një platforme politike të përbashkët dhe një fondi të përbashkët për propozime konkrete, në çbllokimin e situatës social-politike në Shqipëri.

Duhet të bisedonim dhe dialogonim me të gjitha forcat, sigurisht, që duhet të dëgjojnë

Individë dhe organizata që mendojnë ndryshe dhe, kjo u bë! Por, si gjithëmonë për fat të keq, shqiptarët hedhin baltë, shumë shpejt mbi njeri – tjetrin dhe, kjo nuk më pëlqen aspak! Aspak, sepse duhet të tregojmë unitet, kohezion, bashkim nën një zë, për problemet, që të gjithë i ndajme me njëri-tjetrin! S‘kemi mundësi t’i lejojmë vetes të kapemi mbas individëve, por ka ardhur koha t‘u qasemi ideve:

“Mjerimi i shqiptarëve ka qenë në të gjitha kohërat, të kapej pas individëve dhe jo pas ideve… Historia e Shqipërisë është e mbushur fund e krye me prova të tilla të përngjashme. Të përpiqemi me të gjitha forcat tona t‘i shërojmë shqiptarët nga dashuria për individët! Ata duhet të mësojnë ta duan Shqipërinë e, jo t’i bëjnë qejfin këtij apo atij shqiptari.”

Partitë klanore, e kanë mjeruar dhe varfëruar  popullin shqiptar ! Ato janë produkt dhe reflektim i nivelit të vetëdijes politike dhe mentalitetit klanor e fisnor  të pjesës dërmuese të shoqërisë shqiptare. Prandaj, intelektualët e mirëfilltë  duhet punuar për ngritjen e vetëdijes së shoqërisë civile shqiptare, për ta përkrahur formimin e partive të mirëfillta demokratike, të cilat do të kultivojnë vlera instutucionale  patriotike,të dobishme për popullin dhe mbarënjerzimin dhe ta përgatisin shoqërinë dhe diasporën shqiptare për të hyrë me suksese në garën e madhe ndërkombëtare të vlerave.

Në funksion te këtij vizioni dhe misioni, duhet  shumë punë dhe,jo shum folklor  patriotik!

Levizja Atdhetare KRAHËT E SHQIPES do ta mirepresë çdo ide konstrutive, për krijimin e një force politike me individë të shëndetshëm, që punojnë për çështjen Kombëtare dhe jo që akuzojnë e ngrehin hipoteza, shesin mendë e ulërasin nën sloganin e patriotizmit, vetëm si e si ta pengojnë situaten e, mos ti lënë idetë e reja dhe të rinjtë të avansojne!   Njerëz që kanë mbi 20 vjet, që punojnë në fushën politike e sociale dhe që përveç se të pasurohen e të klanizojnë çdo grup me shantazhe e manipulime, nuk i lejojnë gjeneratat e reja të hapin rrugë drejtë ardhmërisë! Çdo lloj manipulimi dhe financimi i dyshimtë mbi çështjen Kombëtare, tani e tutje duhet të ndiejmë si detyrë qe t‘ua çjerrim maskën pa as një lloj frike!

Mjaft u pasuruan klanet e lëpirësit, që mbajnë në këmbë këtë pushtet të korruptuar, prej vitesh. Shqipëria ka nevojë për njerëz të thjeshtë! Për ata që ua dinë hallet njëri-tjetrit dhe me mbështetjen e të rinjëve dhe intelektualëve të mirëfilltë e të patunduar, do t’ia dalin Mbanë!

Marsela Koçi, 21/01/2019 Londër, Mbretëri e Bashkuar!

 

 

Kontrolloni gjithashtu

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, -Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. -Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. -Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. -Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Albert Z. ZHOLI Kam pasur fatin të zhvilloj shumë takime dhe intervista me aktorin e madh "Nderi i Kombit" Robert Ndrenika. Në jetën e përditshme ai është krejt ndryshe nga shpërthimi artistik që shohim në skenë apo në ekran. Një intelektual i qetë, i mençur, i kulturuar, me një finesë komunikimi që të bën menjëherë për vete. Në bisedë flet me maturi, me humor të hollë dhe me atë urtësi që vjen vetëm nga njerëzit që kanë jetuar shumë dhe kanë lexuar akoma më shumë. Ndërsa në skenë ai shndërrohet krejtësisht: shpërthen me energji, emocion dhe forcë interpretimi, duke e bërë publikun të qeshë, të mendojë apo të përlotet. Bisedat me të kanë qenë gjithmonë si orë mësimi. Nga çdo takim me Robert Ndrenikën merr diçka: kulturë, përvojë jetësore, filozofi të thjeshtë njerëzore dhe mbi të gjitha dashurinë për artin. Pikërisht ndaj, kur shoh reagimet e ashpra ndaj një deklarate të tij si qytetar, mendoj se duhet të dimë të ndajmë figurën e kolosit të skenës shqiptare nga bindjet apo simpatitë personale që ai mund të ketë në jetën e tij private. Debatet shterpw Ende në rrjetet sociale vazhdon të diskutohet deklarata e aktorit të madh shqiptar Robert Ndrenika gjatë paraqitjes së kryebashkiakut Erion Veliaj në seancën gjyqësore të kësaj të premteje. Në atë seancë një numër i madh artistësh kishin shkuar në mbështetje të Veliajt, ndërsa takimi më i komentuar ishte ai i Robert Ndrenikës me kryebashkiakun, pak minuta para nisjes së procesit. Fjalët e aktorit: “Ç’të mbeti nga burgu, do ta vazhdoj unë”, krijuan menjëherë reagime të shumta. Disa e interpretuan si humor të hidhur, disa si solidaritet njerëzor, të tjerë si mbështetje politike. Në rrjetet sociale shpërthyen debatet, kritikat, ironitë dhe madje sulmet personale. Por pikërisht këtu lind nevoja për një reflektim më të thellë: a duhet gjykuar një artist i madh për një deklaratë emocionale të bërë si qytetar? Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, simpati dhe preferenca personale. Një artist nuk jeton vetëm në skenë. Ai ka dy jetë: jetën artistike dhe jetën qytetare. Në skenë ai i përket publikut, historisë dhe artit; jashtë saj ai i përket vetes, bindjeve dhe emocioneve të tij njerëzore. Aktor i madh Robert Ndrenika është një nga aktorët më të mëdhenj shqiptarë të të gjitha kohërave. Breza të tërë janë rritur me rolet e tij në teatër dhe kinematografi. Ai nuk është thjesht një aktor i suksesshëm, por një institucion më vete i artit shqiptar. Emri i tij lidhet me dhjetëra role që kanë hyrë në memorien kolektive të shqiptarëve. Nga “Horizonte të hapura”, “I teti në bronx”, “Kapedani”, “Koncert në vitin 1936”, “Në shtëpinë tonë”, “Mësonjtorja”, “Prefekti”, “Nëntori i dytë”, “Besa e kuqe”, “Shirat e vjeshtës”, “Shi në plazh” e deri te dhjetëra interpretime të tjera në teatër, Robert Ndrenika ka qenë një shkollë më vete interpretimi. Figura e tij artistike është ngritur mbi talentin, punën dhe përkushtimin shumëvjeçar ndaj skenës shqiptare. Vetëm roli i Qazim Mulletit tek filmi “Prefekti” do të mjaftonte që emri i tij të mbetej përgjithmonë në historinë e kinemasë shqiptare. Ndërsa personazhe të tjerë si Stefi, Agush Kalemi apo Fotaqi treguan dimensionin e jashtëzakonshëm të një aktori që dinte të lëvizte mes humorit, dramës dhe tragjikomikes me një natyrshmëri të rrallë. Deklarata spontane Por gjithë kjo pasuri artistike nuk mund dhe nuk duhet të fshihet nga një deklaratë spontane apo nga një simpati personale politike. Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. Dikush është me Partizanin, dikush me Tiranën; dikush majtas, dikush djathtas. Kjo është pjesë e pluralizmit dhe e lirisë individuale. Është e mundur që Robert Ndrenika të ketë simpati njerëzore për Erion Veliajn. Është gjithashtu e mundur që ai ta vlerësojë për investimet që janë bërë në art, kulturë, teatro apo aktivitete artistike gjatë kohës që Veliaj drejtoi Bashkinë e Tiranës. Kjo mbetet zgjedhje personale dhe nuk cenon aspak madhështinë e tij si artist. Problemi qëndron tek mënyra sesi shoqëria jonë reagon. Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Në vendet me traditë demokratike artisti ndahet nga bindja e tij politike. Askush nuk ua mohon veprat artistëve sepse votojnë majtas apo djathtas. Arti nuk është gjykatë politike. Një aktor nuk matet me deklaratat e momentit, por me atë që ka lënë në kulturën kombëtare. Robert Ndrenika ka lënë shumë më tepër sesa një fjali të komentuar në rrjetet sociale. Ai ka lënë personazhe, emocione, humor, lot dhe kujtime që jetojnë prej dekadash në publikun shqiptar. Rreziku Një komb që nuk respekton ikonat e tij artistike rrezikon të humbasë kujtesën kulturore. Kritika është normale dhe demokracia e lejon debatin, por debati nuk duhet të kthehet në fshirje të figurës së një artisti që i ka dhënë aq shumë kulturës shqiptare. Ndaj, përtej polemikave të ditës, duhet të dimë të ndajmë artistin nga qytetari. Robert Ndrenika mbetet një kolos i skenës shqiptare. Ndërsa Robert Ndrenika qytetar ka të drejtën e tij të mendojë, të ndiejë dhe të mbështesë kë të dojë. Pikërisht kjo ndarje është thelbi i një shoqërie demokratike dhe i qytetërimit kulturor.

Albert Z. Zholi: Robert Ndrenika mes artit dhe qytetarisë, mes madhështisë dhe kryqëzimit

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata …