Donald Lu

Izet Shala: Ambasador, Donald Lu: Shqiptarë faleminderit që e doni Amerikën por ju nuk e doni vendin tuaj”!

Historia zakonshëm, nisë rrëfimin nga qyteti i certifikatave, diku afër perëndimit të diellit, mbështetur për ahun e vjetër, në parkun e qytetit, ku kryqëzohen historitë, thyhen mendimet sentimentale,  në  dashuritë indiane, pasqyrohen skenat me aventura, ku është hapur ekspozita me kostumet kombëtare të burrave dhe mungojnë ato të grave…

Ulur në një qoshe të parkut, soditi ngarendjen e qytetarëve majtas – djathtas, foljet ndër buzët e vrara nga lia, sot mbahet tubim me moton ” Mashtrimi dhe zhgënjimi nëpër kohë”, takimi me qytetarë do të mbahet në palestrën e kuqe, folësit janë me kostume të zeza e kollare të kuqe, i them vetes do të jam në tubim t’i dëgjoi premtimet e së nesërmes dhe realizimit e së djeshmes.

Dita “P” erdhi, ora 18:00 dyert e palestrës u hapën, prapa derës sigurimi vështron hyrjen e qytetarëve, edhe unë hyjë bashkë me  ta  ulem diku në karrigen numër 3001,  rreshti i fundit, afër çatisë, shikim i plotë, presim folësit e tubimit që do të mbahej  në ora 19:00, kalon një çerek, palestra kishte edhe rreshtin e fundit ca të zbrazët, zyrtaret u vonuan, qytetarët rrëfenin historinë me moton ”Mashtrimi dhe zhgënjimi nëpër kohë”, unë shkruaja, interesante histori, interesante për të satën herë po mashtrohemi dhe po zhgënjehemi e prapë po e përsërisim, kësaj radhe  nuk do të na mashtrojnë, zyrtarët që do t’u japim besimin tonë.

Erdhën zyrtarët, kësaj radhe kishin ndërruar kostumet, të veshur si qytetarët, por fjalimet, premtimet dhe realizimit i kishin afatizuar, një nga fjalimet e kryetarit   i shënove në notesin tim, ishte përmbajtjesorë, aty ndër të tjera thuhej. “ Të dashur qytetarë të qytetit tim, unë përsëri, pas katër viteve po takohemi me ju paskeni ndryshuar, me vjen mirë, paskeni bërë punë të mëdha për qytetin tuaj, për familjet tuaja, për të ardhmen e shtetit tuaj, edhe unë kam ndryshuar si ju, kam ndryshuar planet zhvillimore për qytetin tuaj, për familjet tuaja dhe për të ardhmen e shtetit tim, por kërkoj edhe kësaj here, besimin tuaj edhe pse kostoja e investimeve për udhëtime brenda dhe jashtë shtetit për interesat e juaja qytetarë ka ngritje në indeksin vendor e ndërkombëtar, por ju siguroi se prodhimet tuaja do të  subvencionohen me reciprocitet të tregtisë së lirë të mallrave dhe produkteve, pasi eksporti përball importit po shënon ngritje,  zotohem se do ta luftoi mashtrimin dhe zhgënjimin me të gjitha mjetet ligjore, shpërdoruesit nuk do të kanë vend në shtetin që do ta udhëheqim bashkë me ju edhe  në të ardhmen, mos merrni shumë me historinë, punoni për  veten tuaj, suksesi është i garantuar, ndryshe falimentoni ju dhe shteti, jo unë,  kam depozituar kursimet ekonomike e valutore, besomini me mëngjesin e hershëm të ditës “ D”, me familje e farefis, shoqëri e miqësi, në kutitë e votimit, në emrin dhe numrin tim, sepse unë e vazhdoi traditën…”

Ra perdja, shpërndahen qytetarët, ra dhe nata, ra heshtja e komunikimit publik, zbardhi natën e gjatë, me agun e ditës” D”, shkuam  te objekti i votimit, votuam ashtu të përbashkuar si proletariati me moton” proletarë të  gjitha shtresave  bashkohuni besimin tuaj”,u kthyem në shtëpi, përball televizionit dëgjonim analistët, dridhje trupi, humbje e fitore, mbyllej koha e besimit ora shënon 19:00

Deri në  agun e ditës tjetër, presim rezultatin, më në fund kumtohet, fitoi besimi jonë, por kurrë më se takuam liderin tonë, ne vazhduam rëndomtë të shëtisim në parkun e qytetit të tregojmë historinë e mashtrimit dhe të zhgënjimit dhe ta përsërisim sërish gabimin e mirëbesimit.

Na falënderoi lideri ynë përmes TV ”Politika”, shihem  në mandatin e ri, deri atëherë ju faleminderit…

Kontrolloni gjithashtu

Egzon Kastrati

Egzon Kastrati: Varfëria është një problem social-ekonomik (i trajtuar por pa zgjidhje)

Kosova po përballet me shumë probleme sociale dhe ekonomike nga viti 2022, kemi një trend …