Brickos

Izraeli e bëhet shteti i 117 me radhë që njeh pavarësinë e Kosovës dhe formalizon marrëdhënien ndërkombëtare

Izraeli bëhet shteti i 117 me radhë që njeh pavarësinë e Kosovës dhe formalizon marrëdhënien ndërkombëtare

Kosova dhe Izraeli përmes një ceremonie virtual sot kanë formalizuar marrëdhënien ndërkombëtare. Ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme të Kosovës Meliza Haradinaj Stublla si dhe ministri i Punëve të Jashtme të Izraelit, Gabriel Ashkenazi kanë nënshkruar dokumentin ku thuhet se të dyja shtetet vendosin marrëdhënie diplomatike, me qëllim që të rrisin bashkëpunimin në shumë sfera. Në mënyrë që të promovojnë dhe forcojnë lidhjet miqësore si dhe të zgjerohen horizontet e bashkëpunimit në mes dy vendeve dhe bazuar në parimet universal të ligjit ndërkombëtare për të konfirmuar përkushtimin e përbashkët në bashkëpunimin e sferës politike, ekonomike, të tregtisë dhe sferave të tjera të interes të përbashkët, Kosova dhe Izraeli tashmë kanë vendosur që të themelojnë marrëdhënie diplomatike në nivel ambasadorësh, thuhet ndër të tjerash në dokumentin zyrtar.

Gjithashtu në dokument thuhet se aspektet teknike të këtij vendimi, përfshirë edhe akreditimin e ambasadorëve respektiv, do të jenë objekt i diskutimeve të mëtejme përmes kanaleve normale diplomatike. Ambasadorja e Kosovës në Izrael pritet të jetë Ines Demiri, e cila në vitin 2020 ishte emëruar e ngarkuar me punë në po të njëjtin shtet. Zyrtarizimi i njohjes së shtetit të Kosovës nga Izraeli e bën atë shtetin e 117 me radhë që njeh pavarësinë e Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Ka arritur në 35 mijë 272 numri i palestinezëve të vrarë në sulmet që ushtria izraelite ka ndërmarrë nga 7 tetori i vitit 2023

Është rritur në 35 mijë 272 numri i palestinezëve të vrarë në sulmet që ushtria …