Brickos

Jakup Krasniqi

J. Krasniqi: Problem më i madh se Demarkacioni janë marrëveshjet politike të arritura në Bruksel, prej vitit 2013

Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës Socialdemokrate, Jakup Krasniqi duke  folur në një emision televiziv lidhur me çështjen e Demarkacionit ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi, ka saktësuar se problem më i madh se Demarkacioni janë marrëveshjet politike të arritura në Bruksel, gjatë dhe pas vitit 2013. Kishim para pak kohe edhe përpjekjet për shfuqizimin e Gjykatës Speciale. Të  gjitha  këto probleme janë krijuar nga kryetari i tashëm i Kosovës, Hashim Thaçi. Ai atëherë ka qenë përgjegjësi kryesor që është nënshkruar Marrëveshja, të cilën Kuvendi i Kosovës nuk e ka ratifikuar. Tani ai ka nënshkruar një Marrëveshje tjetër dhe e  ka pranuar gabimin e mëhershëm. Politikisht mund të jetë edhe ajo se çfarë po flitet, si një përpjekje për ta tejkaluar gjendjen dhe natyrisht kjo duhet të shikohet edhe si një përpjekje për dalje nga kriza. Pas kësaj Marrëveshjeje të re që është bërë, janë vetë deputetet që duhet të vendosin, ka thënë mes tjerash  ish kryetari i Kuvendit, Jakup Krasniqi.

Kontrolloni gjithashtu

Komandanti i KFOR-it, gjenerali turk, Ozkan Ulutash, ka qëndruar në një vizitë zyrtare, në selinë e NATO-s, në Bruksel

Ulutash: Aleatët dhe partnerët e NATO-s mbështesin përpjekjet e KFOR-it për sigurimin e mjedisit të sigurt në Kosovë

Komandanti i forcave paqeruajtëse të KFOR-it në Kosovë, gjenerali turk,  Ozkan Ulutash, ka deklaruar se …