Ja cila është gjuha shqipe, të cilën e shkruan zëvendës-drejtori i RTK-së, Mentor Shala

Ja cila është gjuha shqipe, të cilën e shkruan zëvendës-drejtori i RTK-së, Mentor Shala

Përderisa shumica dërrmuese e gazetarëve, medieve të shkruara dhe elektronike përpiqen ta flasin e ta shkruajnë gjuhën shqipe  në pajtim me rregullat e drejtshkrimit, ka edhe të atillë që nuk e përfillin normën letrare dhe shkruajnë ashtu sikur iu teket, duke u mbështetur mbi parimin e  “së drejtës së lirisë së shprehjes” dhe kjo sipas tyre nënkupton edhe mënyrën e shkrimit dialektor, krahinor, gegërisht, kosovarçe, shkodrançe, secilit sikur i teket.

Po të kishte ligj për gjuhën, në Kosovë, keqpërdorimi apo injorimi i normës letrare të do të dënohej sikur ndodh në vendet e botës, ku sundon ligji dhe përfillet nga të gjithë, sidomos nga drejtuesit e medieve, arsimit,  kulturës, etj.

Në mungesë të këtij ligj edhe  shpërfillet drejtshkrimi, sikur bën  zëvendës-drejtori i RTK-së, Mentor Shala, në një reagim drejtuar, udhëheqësit të një emisioni të debatit në RTK, Ridvan Berisha.

 

Ridvan, jeni ba si partite politike, sa here dojne me i mbulu deshtimet e tyne e sulmojne RTK-në. Njerezit ju shohin aq sa jeni atraktiv e para dhe e dyta RTK nuk spozoron emisione ne fcb. Se shpejti do t’ua prezantoje statistikat e shikueshmerise se emisioneve te RTK-se ne mediat online (youtube, fcb) ne detaje per vitin 2020. Dhe pastaj ju duheni me reflektu, me i pa defektet e juaja dhe me i permiresu! Bile ti Ridvan nuk ish desht me reagu ne kete menyre sepse e din me mire se shumica aty kete forme te reagimit”, iu është kundërpërgjigjur Shala. (Lajmi.net, 8. 2. 2021)

 

Mentor Shala, injoron shkronjën “ë” të Alfabetit të Gjuhës Shqipe.

Përdor paskajoren e gegërishtes.

Shkruan gabimisht fjalën, spozor në vend  “sponsor”.

Përdor gabimisht lidhoren në vetën e parë njëjës.

Në shkrimin me gjashtë rreshta bën 11 gabime drejtshkrimore, pa i llogaritur  gabimet në mospërdorimin e shkronjës “ë” .

A është i obliguar ky udhëheqës i RTK-së të kërkojë nga gazetarët ta përfillin normën letrare të gjuhës shqipe, apo si zëvendës-drejtor merret me punë të tjera dhe nuk i intereson fare gjuha me të cilën komunikon. ( RKL)

Kontrolloni gjithashtu

Ilaz Kodra

Ramush Haradinaj: Me Ilaz Kodrën ishim bashkë në betejën e Qafë Mullarit, në ditën që u vra Luani e u plagos Rafet Rama

Me Ilaz Kodrën ishim bashkë në betejën e Qafë Mullarit, në ditën që u vra …