MIT
Airport Adem Jashari
kek
Fillimi / Analiza / Jakup Krasniqi: Faji është i Akademisë suedeze të Nobelit
Krasniqi: Gjykata Speciale është “Sui Generis”, në praktikën ndërkombëtare nuk ka ndodh të ketë Gjyaktë për ndjekje një etnike

Jakup Krasniqi: Faji është i Akademisë suedeze të Nobelit

Ndoshta nuk është problem pse ju dha Çmimi NOBEL një shkrimtari i cili e ka pasur për zemër pushtetin gjenocidar të kasapit të Ballkanit – Millosheviqit. Problemi më i madh është, pse Akademia Suedeze e NOBELIT e ka zhvlerësuar në substancë këtë çmim deri tani kredibil në shkallë botërore.

Në këtë rast Akademia e NOBELIT është shkëputur nga tradita e saj fillestare, është shkëputur nga filozofia e shpirtit njerëzor në kuptimin më të mirë të fjalës dhe është shkëputur nga çdo vlerë humanitare që është mbështetur deri më tani. Dhe këtë ka pasur të drejtë ta bëjë?!

Ajo, Akademia e NOBELIT ka pasur të drejtë të shkëputët nga të gjitha traditat e saja, por se paku është dashur të jetë korrekte me opinionin demokratik evropian dhe suedez, që t’i njoftonte me kohë për ndryshimet e bëra. Natyrisht nuk po them që t’i njoftonte popujt që e jetuan gjenocidin që e kryen miqtë e shkrimtarit Peter Handke. Është dashur që t’i njoftoj edhe shkencëtarët në shkallë botërore për hopin “cilësor” që ka vendosur ta bënte ajo. Është dashur që t’i njoftoj të gjithë humanistët e Botës, se tani e tutje do të ndaj NOBELIN për individët që ushtrojnë krim e gjenocid në shkallë Botërore. Ti njoftoj shkrimtarët e oborreve kriminale e gjenocidare se ata do të jenë të privilegjuarit e Akademisë Suedeze të NOBELIT, në mënyrë që ata të ishin garuesit kryesor të NOBELIT në shekullin e ri?!

Mirë, Akademia e NOBELIT e ka pasur të drejtën të bëjë këtë ndryshim epokal, por konsideroj që duhet të shkoj deri në fund. Për të qenë finalizimi kuptimplotë, Akademia e NOBELIT, tani e tutje është mirë që në medaljonin që u varet në qafë mos të jetë portreti i NOBELIT fillestar, por në medaljon që u vihet në qafë të dekoruarve të jetë portreti i gjenocidistit të Ballkanit, portreti i Millosheviqit. Se vetëm kështu, Akademia Suedeze e NOBELIT do ta bënte ndryshimin radikal?!

Besoj që NOBELI do ta thelloj ndryshimin e filluar në kultivimin e letërsisë së shpirtit gjenocidar të njohur si shpirti i Peter Handkes?!

Njerëzve u lejohet ndryshimi?! Pse kjo t’u ndalohet anëtareve të Akademisë së NOBELIT?!

Kontrolloni gjithashtu

Ahmet Qeriqi: Masakra e Reçakut, kujtimi, liria, pavarësia…

21 vjet më parë, më 15 janar të vitit 1999, forcat policore dhe ushtarake serbe ...