leoni

Jakup Krasniqi

Jakup Krasniqi: Kush duhet ta mbrojë pronën komunale e publike?

Sot disa medie kanë bërë të ditur se  një kryetar komune paska punësuar mikun dhe kunatën?! Eh! Sikur të ishte vetëm një kryetar i tillë? Madje këta koalicionin e elefantëve të mëdhenj nuk e kanë bërë për qytetarët, por për vete e akrabatë e tyre. Qytetarëve, merrja votat e hajt! Premtoju punësim e ik për katër vjet?! Pastaj fillo nga e para!

Besa apet mirë që po flitet për punësimet e pa ligjshme e janë harruar pazaret marramendëse që ata i bëjnë me pronat komunale e publike?! Prona të cilat kryetarët e komunave i përdorin më shlirë se tokat e babës. Pasi për këto të fundit i kanë pengesa vëllazëritë e motrat të cilët kujdesën për hiset e tyre. Por, problemi kryesor është, kush ta mbrojë pronën publike e komunale? Kur ajo është e të gjithëve dhe e askujt?! E mandej, pse këta te punonin për shtetin e se drejtës dhe integrimet euroatlantike? Kur kështu si janë nuk i nget askush!

Kontrolloni gjithashtu

BDI: Për fituesin vendosin qytetarët dhe jo VMRO

Bujar Osmani ka siguruar epërsi të lartë nga votimi i Mërgatës, në zgjedhjet presidenciale që po mbahen në Maqedoni

Sipas mediave në Maqedoninë e Veriut, raportohet se janë publikuar rezultatet paraprake nga votimi i …