Jakup Krasniqi: Dhimbja e madhe e Drenicës bashkoj kombin

Jakup Krasniqi: Një mashtrues kriminel, në krye të një shteti që pretendon integrimin në BE

Sot, siç po raportojnë mediet, “hohshtapleri” … e krimineli Vuçiq në qytetin Shabac (Serbi), duke e mbrojtur një ish- Ministër të Listës së Vuçiqit në Kosovë, një kriminel, “hohshtapler” e “pis” si Presidenti i Serbisë, ka vazhduar me mohimin e krimit e të gjenocidit që makineria ushtarake e policore  e Serbisë ka ushtruar mbi shqiptarët në Kosovë në vitet 1998 – 1999. Ky “hohshtapler” e kriminel nuk është një zyrtar i nivelit të ulët siç ishte Ivan Todosijeviqit, por njeriu i parë i Serbisë, e cila me të tillë kriminel po e dëshiron integrimin në BE?!

Krimineli e “hopshtapleri” Vuçiq, në vend që t’i vinte keq për gabimin e Ministrit të Listës Serbe në Qeverinë e Kosovës, që kishte mohuar krimin e gjenocidin që shteti i Serbisë kishte kryer në Reçak e gjithandej në Kosovë, jo vetëm që e përsëritë të njëjtin gabim, por shkon edhe përtej pisllëkut të Todosijeviqit dhe deklaron: “Të gjithë anëtarët e Listës Serbe do ta përsërisin njësoj, ja edhe unë po e përsëris tash – krim i fabrikuar në Raçak, për të cilin çdo gjë ka falsifikuar ai mashtruesi botëror, pisi dhe hohshtapleri Walker”. Kur krimineli e “hohshtapleri” Vuçiq e deklaron ketë për Reçakun, e sidomos për V. Walker-in, ai në fakt e mohon të gjitha krimet e gjenocidin e Serbisë në Kosovë. Ndërsa, ai në krahasim me Ambasadorin Walker, si njeri është shekuj drite prapa diplomatit njeri, mbase edhe nuk mund të krahasohet fare me asnjë njeri tjetër.

Krimineli, që është edhe President i Serbisë, me deklarimin në fjalë, vetëm sa dëshmoi se ai është krimineli, “pisi” e “hohshtapleri” (vagabondi) numër një i Serbisë. Krimineli me deklarimin e tij tha se nuk e pranon gjenocidin që Serbia ka kryer në Kosovë, përkundrazi, ai po thotë se: “Po të me vije rasti, asgjë nuk është bërë në Reçak, çka do t’ju beja sot shqiptarëve jo vetëm në Kosovë”! Për koinçidencë, Ambasadori i OSBE-së në Kosovë paska organizuar një Konferencë për gazetarët e vrarë gjatë e pas luftës në Kosovë? Nuk ka asnjë dyshim, ato vrasje duhet të ndriçohen, por një Konferencë të tillë asnjë mekanizëm evropian nuk ka organizuar në Kosovë, për ndriçimin dhe dënimin e mijëra fëmijë, grave e pleqve të vrarë në Kosovë nga Serbia në Kosovë gjatë luftës së fundit?! E faji i vetëm i të cilëve ishte, vetëm e vetëm pse ishin shqiptarë!

Çka po flet kjo gjuhë e Vuçiqit për shqiptarët e ndërkombëtaret?

Gjuha e “hohshtaplerit” e kriminelit Vuçiq po tregon se politika serbe në Beograd edhe 20 vjet pas luftës, ndaj shqiptarëve në përgjithësi e atyre të Kosovës në veçanti, nuk ka ndryshuar asgjë, përkundrazi është në të njëjtën binare të krimit e të gjenocidit millosheviqian. Kjo gjuhë nuk len vend as për bisedime e as për marrëveshje, madje as që mund të bëhen ndonjë marrëveshje me te. Këtë gjuhë të “pisit” e kriminelit Vuçiq, duhet ta kenë zile në vesh secili qeveritar shqiptar (nga Kosova e Shqipëria) që ulen ne një tavolinë me te. Me kriminel e “hohshtapler” të tillë, si Vuçiqi nuk mund të ndërtohet as e sotmja e as e nesërmja e rajonit tonë. Me të tillë antinjerëz nuk e ka asnjë mundësi që të ndërtohet e ardhmja e rajonit tonë. Kot lodheni, si ju të rajonit si dhe ju të BE-së, se asnjë “hohshtapler” dhe as krimineli Vuçiq, nuk mund të bëhen njerëz që luftojnë për perspektivën e asnjë kombi, madje as të kombit që i takojnë! Njerëzit e tillë as nuk kanë e as nuk njohin vlera njerëzore.

Kjo që e thash, nuk është vullneti im, por bindja e ime që mbështetet fortë në faktet e pakontestuara, se paku në tridhjetë viteve të fundit. Kush nuk e ka kuptuar ketë, e ka vështirë të kuptoj diçka nga historia e “vagobandëve” e kriminelëve serb si Vuçiqi!

Sikur krimineli Vuçiq, të shprehej me këtë fjalor ndaj ne pjesëtarëve të UCK-së, nuk besoj që do t’i reagoja, por pasi po e thotë ketë për njeriun që doli nga veshja e diplomatit në atë të njeriut, për ta thënë një të vërtetë të madhe, me bëri borxhli që ta mbroj njeriun që mbase e sakrifikoj edhe karrierën e tij diplomatike. Ketë ka mundur ta bëjë vetëm njeriu me emrin Walker.

Kontrolloni gjithashtu

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, -Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. -Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. -Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. -Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Albert Z. ZHOLI Kam pasur fatin të zhvilloj shumë takime dhe intervista me aktorin e madh "Nderi i Kombit" Robert Ndrenika. Në jetën e përditshme ai është krejt ndryshe nga shpërthimi artistik që shohim në skenë apo në ekran. Një intelektual i qetë, i mençur, i kulturuar, me një finesë komunikimi që të bën menjëherë për vete. Në bisedë flet me maturi, me humor të hollë dhe me atë urtësi që vjen vetëm nga njerëzit që kanë jetuar shumë dhe kanë lexuar akoma më shumë. Ndërsa në skenë ai shndërrohet krejtësisht: shpërthen me energji, emocion dhe forcë interpretimi, duke e bërë publikun të qeshë, të mendojë apo të përlotet. Bisedat me të kanë qenë gjithmonë si orë mësimi. Nga çdo takim me Robert Ndrenikën merr diçka: kulturë, përvojë jetësore, filozofi të thjeshtë njerëzore dhe mbi të gjitha dashurinë për artin. Pikërisht ndaj, kur shoh reagimet e ashpra ndaj një deklarate të tij si qytetar, mendoj se duhet të dimë të ndajmë figurën e kolosit të skenës shqiptare nga bindjet apo simpatitë personale që ai mund të ketë në jetën e tij private. Debatet shterpw Ende në rrjetet sociale vazhdon të diskutohet deklarata e aktorit të madh shqiptar Robert Ndrenika gjatë paraqitjes së kryebashkiakut Erion Veliaj në seancën gjyqësore të kësaj të premteje. Në atë seancë një numër i madh artistësh kishin shkuar në mbështetje të Veliajt, ndërsa takimi më i komentuar ishte ai i Robert Ndrenikës me kryebashkiakun, pak minuta para nisjes së procesit. Fjalët e aktorit: “Ç’të mbeti nga burgu, do ta vazhdoj unë”, krijuan menjëherë reagime të shumta. Disa e interpretuan si humor të hidhur, disa si solidaritet njerëzor, të tjerë si mbështetje politike. Në rrjetet sociale shpërthyen debatet, kritikat, ironitë dhe madje sulmet personale. Por pikërisht këtu lind nevoja për një reflektim më të thellë: a duhet gjykuar një artist i madh për një deklaratë emocionale të bërë si qytetar? Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, simpati dhe preferenca personale. Një artist nuk jeton vetëm në skenë. Ai ka dy jetë: jetën artistike dhe jetën qytetare. Në skenë ai i përket publikut, historisë dhe artit; jashtë saj ai i përket vetes, bindjeve dhe emocioneve të tij njerëzore. Aktor i madh Robert Ndrenika është një nga aktorët më të mëdhenj shqiptarë të të gjitha kohërave. Breza të tërë janë rritur me rolet e tij në teatër dhe kinematografi. Ai nuk është thjesht një aktor i suksesshëm, por një institucion më vete i artit shqiptar. Emri i tij lidhet me dhjetëra role që kanë hyrë në memorien kolektive të shqiptarëve. Nga “Horizonte të hapura”, “I teti në bronx”, “Kapedani”, “Koncert në vitin 1936”, “Në shtëpinë tonë”, “Mësonjtorja”, “Prefekti”, “Nëntori i dytë”, “Besa e kuqe”, “Shirat e vjeshtës”, “Shi në plazh” e deri te dhjetëra interpretime të tjera në teatër, Robert Ndrenika ka qenë një shkollë më vete interpretimi. Figura e tij artistike është ngritur mbi talentin, punën dhe përkushtimin shumëvjeçar ndaj skenës shqiptare. Vetëm roli i Qazim Mulletit tek filmi “Prefekti” do të mjaftonte që emri i tij të mbetej përgjithmonë në historinë e kinemasë shqiptare. Ndërsa personazhe të tjerë si Stefi, Agush Kalemi apo Fotaqi treguan dimensionin e jashtëzakonshëm të një aktori që dinte të lëvizte mes humorit, dramës dhe tragjikomikes me një natyrshmëri të rrallë. Deklarata spontane Por gjithë kjo pasuri artistike nuk mund dhe nuk duhet të fshihet nga një deklaratë spontane apo nga një simpati personale politike. Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. Dikush është me Partizanin, dikush me Tiranën; dikush majtas, dikush djathtas. Kjo është pjesë e pluralizmit dhe e lirisë individuale. Është e mundur që Robert Ndrenika të ketë simpati njerëzore për Erion Veliajn. Është gjithashtu e mundur që ai ta vlerësojë për investimet që janë bërë në art, kulturë, teatro apo aktivitete artistike gjatë kohës që Veliaj drejtoi Bashkinë e Tiranës. Kjo mbetet zgjedhje personale dhe nuk cenon aspak madhështinë e tij si artist. Problemi qëndron tek mënyra sesi shoqëria jonë reagon. Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Në vendet me traditë demokratike artisti ndahet nga bindja e tij politike. Askush nuk ua mohon veprat artistëve sepse votojnë majtas apo djathtas. Arti nuk është gjykatë politike. Një aktor nuk matet me deklaratat e momentit, por me atë që ka lënë në kulturën kombëtare. Robert Ndrenika ka lënë shumë më tepër sesa një fjali të komentuar në rrjetet sociale. Ai ka lënë personazhe, emocione, humor, lot dhe kujtime që jetojnë prej dekadash në publikun shqiptar. Rreziku Një komb që nuk respekton ikonat e tij artistike rrezikon të humbasë kujtesën kulturore. Kritika është normale dhe demokracia e lejon debatin, por debati nuk duhet të kthehet në fshirje të figurës së një artisti që i ka dhënë aq shumë kulturës shqiptare. Ndaj, përtej polemikave të ditës, duhet të dimë të ndajmë artistin nga qytetari. Robert Ndrenika mbetet një kolos i skenës shqiptare. Ndërsa Robert Ndrenika qytetar ka të drejtën e tij të mendojë, të ndiejë dhe të mbështesë kë të dojë. Pikërisht kjo ndarje është thelbi i një shoqërie demokratike dhe i qytetërimit kulturor.

Albert Z. Zholi: Robert Ndrenika mes artit dhe qytetarisë, mes madhështisë dhe kryqëzimit

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata …