leoni

Jakup Krasniqi

Jakup Krasniqi: Përse nuk e paskemi mbështetjen ndërkombëtare për formimin e ushtrisë?

Kryetari i Këshillit Kombëtar  të Nismës për Kosovën Jakup Krasniqi duke shkruar për debatin lidhur me shndërrimin e FSK-së në Ushtri,   thotë se Nëse dje vendit tonë  i duhej Ushtria Çlirimtare për çlirim, sot, Kosovës i duhet Ushtria si “buka e uji” jetës se njeriut, për mbrojtjen e Lirisë, të Pavarësisë dhe të Paqes?! As liria, as demokracia e as paqja, nuk mund të ruhen e as të garantohen pa forcën mbrojtëse! Për ndryshe, pse kombet e mëdha shpenzojnë miliarda e miliarda për siguri? Sigurisht që ketë nuk e bëjnë “për sy të zi” të askujt?! Kur fqinji ynë ka ushtri për të na kërcënuar, pse ne mos ta kemi ushtrinë për t’u mbrojtur?! Të themi shkurt: Kosova e ka ushtrinë e saj ashtu si e ka edhe mbështetjen ndërkombëtare. Ketë e thotë edhe neni 126 i Kushtetutës, të hartuar në koordinim më ndërkombëtaret në të cilët po thirren disa. Në paragrafin 2 të nenit 126 thuhet: “Forca e Sigurisë e Kosovës mbron qytetarët dhe komunitetet e Republikës së Kosovës në bazë të kompetencave të përcaktuara me ligj”. Qyqarëllakun tonë nuk duhet ta arsyetojmë me mos mbështetjen ndërkombëtare.

Kontrolloni gjithashtu

Shukri Buja

Shukri Buja reagon pas vendimit të Themelores: “Vendim i pabazë, tentim për të më ndalur politikisht në Lipjan”

Shukri Buja, kandidat i PDK-së,  për kryetar të Komunës së Lipjanit, ka reaguar ashpër ndaj …