Krasniqi: Sylejman Gashi meriton mbështetje nga RTK-ja dhe Qeveria

Krasniqi: Sylejman Gashi meriton mbështetje nga RTK-ja dhe Qeveria

Në shenjë përkrahjeje me gazetarin shumëvjeçar të RTK-së, Sylejman Gashi, ish kryekuvendari i Kosovës, Jakup Krasniqi ka kërkuar mbështetje financiare nga RTK-ja dhe Qeveria e Kosovës për këtë gazetarë që raportonte nga Nju Jorku e Uashingtoni. “Ai  është në gjendje kome. Familja e ka të vështirë që t’i përballojë shpenzimet e mëdha dhe në një situatë të tillë, në shenjë mirënjohje për kontributin e tij për lajmet dhe raportet e shumta që na i solli nga SHBA-të për Kosovën, për raportet që i dha nga Amerika për delegacionet e shumta qeveritare, meriton një përkujdesje tjetër nga këto institucione. Por përkujdesën kryesor e meriton nga Televizioni publik dhe një mbështetje më të fuqishme nga AGPK-ja, pasi nevoja për mbështetje e solidaritet shoqëror e njerëzor, mund t’i duhet secilit nga ne, në secilën ditë të vitit! Në gjendjen shëndetësore në të cilën gjendet punëtori shumëvjeçar i RTK-së, më se paku ajo që duhet ta bënë kjo e fundit do të duhej të ishte, hapja e një llogarie rrjedhëse humanitare për të ndihmuar Raportuesin nga SHBA-të, Syleman Gashin. Nëse ketë nuk e bënë RTK-ja, atëherë, atëherë llogaria le ta hapë familja, ndërsa RTK-ja le ta bënte njoftimin e përditshëm!

Do të ishte krejt e natyrshme që në një rast të tillë, të kontribuonte edhe Qeveria e Kosovës, e cila gjatë gjithë këtyre viteve e ka pasur përkrahjen e tij të përkushtuar! Le të shpresojmë që ndihma solidare e gazetarëve, e qeverisë dhe e publikut tonë nuk do të mungoj! Ndërsa Sylemanit i dëshirojmë përmirësim dhe kthim në jetë, në gjirin familjar dhe në punët e përditshme! Solidariteti na duhet të gjithëve”!

Kontrolloni gjithashtu

Zyra e Prokurorit të Specializuar shkel urdhrin e trupit gjykues në rastin e krerëve të UÇK-së

Trupi gjykues i Gjykatës Speciale, miratoi pjesërisht kërkesën e Prokurorisë për t’i pranuar dëshmitë e 9 dëshmitarëve me shkrim

Në çështjen gjyqësore kundër Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, më 11 …