Jakup Krasniqi

Jakup Krasniqi: Të gjitha rrugët e Ushtrisë së Kosovës çojnë në Prekazin e Adem Legjendarit

(Në përkujtim të 27 vjetorit të ngjarjes së 30 dhjetorit 1991, ngjarje kjo që i dha udhën e mbarësisë Lirisë, Pavarësisë e Ushtrisë sonë – Sigurisë së kombit tonë për dje, sot e nesër.)

Në historinë e Kosovës të  shekullit XX, nuk ka personalitet tjetër, që Lavdia për lirinë, pavarësinë dhe ushtrinë tonë i shkon më mirë se Adem Legjendarit, pasi ai kurrë nuk e kërkoi lavdin, por e meritoi atë me flijimin më të pazakontë e të panjohur jo vetëm në historinë tonë shumëshekullore. Veç traditës se njohur shekullore të kombit tonë për Liri e Pavarësi dhe përvojës së kryengritëse së Lëvizjes Kombëtare Klandestine për Çlirim të pas Luftës së Dytë Botërore, formimit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës i ka paraprirë dhe ia ka krijuar bazamentin themeltar,  rezistenca e armatosur e 30 dhjetorit të vitit 1991 e organizuar nga Adem Jashari.

Parahistoria e UÇK-së pa fije dyshimi që është shumë më e hershme sesa Formacioni i Armatosur i Adem Jasharit i cili dha krah e zë një kthese të re çlirimtare. Në vitin 1991 në Kosovë ishin bërë shumë arrestime dhe ishin zënë shumë armë e burgosur njerëz. Adem e Hamëz Jashari ishin në dijeni të këtyre arrestimeve e burgosjeve që po i bënte armiku në anë të ndryshme të Kosovës. Vendet ku bëheshin këto arrestime e sidomos njerëzit që u arrestuan e patën bindur Komandanti e ardhshëm të UÇK-së, se një ditë forcat armike do t’i shkonin edhe do t’i trokisnin edhe atij në familjen e tij në Prekazin e Poshtëm të Drenicës. Kjo situatë e kishte bërë Komandantin që ta mbante të informuar dhe të përgatitur Formacioni e tij. Ata të gjitha përgatitjet po i bënin për të luftuar kundër armikut në çdo kohë që ai do t’ia mësynte familjes së tij dhe Prekazit të Poshtëm.

Dita e pritshme erdhi në mëngjesin e 30 dhjetorit 1991, kur forca të mëdha policore  e rrethuan në familjen e Shaban Jasharit në Prekazin e Poshtëm. Aksioni i hershëm i policisë armike, Formacionin e Armatosur të Adem Jasharit nuk i gjeti të papërgatitur. Që nga orët e hershme të mëngjesit të asaj dite dimërore e deri në orët e vona të mbrëmjes u zhvilluan luftime në mes forcave policore serbe dhe Formacionit të Armatosur të Adem Jasharit.

As sot pas 27 viteve, rezistenca e armatosur e 30 dhjetorit 1991 nuk mund të konsiderohet ndryshe veçse një fillim i mbarë i cili hapi hullinë e drejtimit të kombit tonë në rrugën e Lirisë e të Pavarësisë që i kemi sot. Shumë kush atë rezistencë e interpretuan si mbrojtje e “pragut të shtëpisë”, por në fakt, pushkët e Adem Legjendarit, po bëheshin mbi të gjitha për mbrojtjen e çlirimin e Kosovës.

Formacioni i Armatosur i Adem Jasharit që në nismën e tij ishte formuar e përgatitur seriozisht për çlirimin e Kosovës nga pushtimi i gjatë dhe i egër serb. Ndërsa pushka e Adem Jasharit dhe e çetës së tij ishte kushtrimi i parë i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ishte kushtrimi i popullit të Kosovës, për ta paralajmëruar atë se koha e luftës çlirimtare kishte ardhur. Prandaj për ketë luftë duhej të bëheshin përgatitje serioze.

Kështu nisi rrugën e saj Ushtria Çlirimtare e Kosovës, ushtria e Adem Legjendarit e cila Kosovës ia solli lirinë, pavarësinë dhe në 27 vjetorin e saj ia solli Ligjësimin e Ushtrisë së Kosovës në Institucionin më të lartë ligjvënës e përfaqësues të Kosovës!

Të gjithë qytetarët e Kosovë, i madh apo i vogël qoftë, zyrtarë shtetëror apo kryezyrtarë qofshin ata veçanërisht, përkuljen, nderimin e falënderimin për çdo ndryshim pozitiv e veçmas për çdo gjë që ka të bëjë për sigurinë e atdheut e të kombit, duhet të bëhen në Memorialin e Prekazit Legjendar. Asnjë veprim idhnak e inatqor i këtij apo atij personi, i madh apo i vogël qoftë s’mund ta zbehë Lavdinë e veçantë të Jasharëve Legjendar!

Lavdi Komandantit Legjendar Adem Jashari!

Lavdi Jasharëve Legjendarë!

Lavdi gjithë dëshmorëve e martirëve të Kombit!

Lavdia qoftë e përjetshme për të gjithë brezat atdhetar të flijuar për liri dhe atdhe!

Kontrolloni gjithashtu

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, -Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. -Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. -Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. -Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Albert Z. ZHOLI Kam pasur fatin të zhvilloj shumë takime dhe intervista me aktorin e madh "Nderi i Kombit" Robert Ndrenika. Në jetën e përditshme ai është krejt ndryshe nga shpërthimi artistik që shohim në skenë apo në ekran. Një intelektual i qetë, i mençur, i kulturuar, me një finesë komunikimi që të bën menjëherë për vete. Në bisedë flet me maturi, me humor të hollë dhe me atë urtësi që vjen vetëm nga njerëzit që kanë jetuar shumë dhe kanë lexuar akoma më shumë. Ndërsa në skenë ai shndërrohet krejtësisht: shpërthen me energji, emocion dhe forcë interpretimi, duke e bërë publikun të qeshë, të mendojë apo të përlotet. Bisedat me të kanë qenë gjithmonë si orë mësimi. Nga çdo takim me Robert Ndrenikën merr diçka: kulturë, përvojë jetësore, filozofi të thjeshtë njerëzore dhe mbi të gjitha dashurinë për artin. Pikërisht ndaj, kur shoh reagimet e ashpra ndaj një deklarate të tij si qytetar, mendoj se duhet të dimë të ndajmë figurën e kolosit të skenës shqiptare nga bindjet apo simpatitë personale që ai mund të ketë në jetën e tij private. Debatet shterpw Ende në rrjetet sociale vazhdon të diskutohet deklarata e aktorit të madh shqiptar Robert Ndrenika gjatë paraqitjes së kryebashkiakut Erion Veliaj në seancën gjyqësore të kësaj të premteje. Në atë seancë një numër i madh artistësh kishin shkuar në mbështetje të Veliajt, ndërsa takimi më i komentuar ishte ai i Robert Ndrenikës me kryebashkiakun, pak minuta para nisjes së procesit. Fjalët e aktorit: “Ç’të mbeti nga burgu, do ta vazhdoj unë”, krijuan menjëherë reagime të shumta. Disa e interpretuan si humor të hidhur, disa si solidaritet njerëzor, të tjerë si mbështetje politike. Në rrjetet sociale shpërthyen debatet, kritikat, ironitë dhe madje sulmet personale. Por pikërisht këtu lind nevoja për një reflektim më të thellë: a duhet gjykuar një artist i madh për një deklaratë emocionale të bërë si qytetar? Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, simpati dhe preferenca personale. Një artist nuk jeton vetëm në skenë. Ai ka dy jetë: jetën artistike dhe jetën qytetare. Në skenë ai i përket publikut, historisë dhe artit; jashtë saj ai i përket vetes, bindjeve dhe emocioneve të tij njerëzore. Aktor i madh Robert Ndrenika është një nga aktorët më të mëdhenj shqiptarë të të gjitha kohërave. Breza të tërë janë rritur me rolet e tij në teatër dhe kinematografi. Ai nuk është thjesht një aktor i suksesshëm, por një institucion më vete i artit shqiptar. Emri i tij lidhet me dhjetëra role që kanë hyrë në memorien kolektive të shqiptarëve. Nga “Horizonte të hapura”, “I teti në bronx”, “Kapedani”, “Koncert në vitin 1936”, “Në shtëpinë tonë”, “Mësonjtorja”, “Prefekti”, “Nëntori i dytë”, “Besa e kuqe”, “Shirat e vjeshtës”, “Shi në plazh” e deri te dhjetëra interpretime të tjera në teatër, Robert Ndrenika ka qenë një shkollë më vete interpretimi. Figura e tij artistike është ngritur mbi talentin, punën dhe përkushtimin shumëvjeçar ndaj skenës shqiptare. Vetëm roli i Qazim Mulletit tek filmi “Prefekti” do të mjaftonte që emri i tij të mbetej përgjithmonë në historinë e kinemasë shqiptare. Ndërsa personazhe të tjerë si Stefi, Agush Kalemi apo Fotaqi treguan dimensionin e jashtëzakonshëm të një aktori që dinte të lëvizte mes humorit, dramës dhe tragjikomikes me një natyrshmëri të rrallë. Deklarata spontane Por gjithë kjo pasuri artistike nuk mund dhe nuk duhet të fshihet nga një deklaratë spontane apo nga një simpati personale politike. Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. Dikush është me Partizanin, dikush me Tiranën; dikush majtas, dikush djathtas. Kjo është pjesë e pluralizmit dhe e lirisë individuale. Është e mundur që Robert Ndrenika të ketë simpati njerëzore për Erion Veliajn. Është gjithashtu e mundur që ai ta vlerësojë për investimet që janë bërë në art, kulturë, teatro apo aktivitete artistike gjatë kohës që Veliaj drejtoi Bashkinë e Tiranës. Kjo mbetet zgjedhje personale dhe nuk cenon aspak madhështinë e tij si artist. Problemi qëndron tek mënyra sesi shoqëria jonë reagon. Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Në vendet me traditë demokratike artisti ndahet nga bindja e tij politike. Askush nuk ua mohon veprat artistëve sepse votojnë majtas apo djathtas. Arti nuk është gjykatë politike. Një aktor nuk matet me deklaratat e momentit, por me atë që ka lënë në kulturën kombëtare. Robert Ndrenika ka lënë shumë më tepër sesa një fjali të komentuar në rrjetet sociale. Ai ka lënë personazhe, emocione, humor, lot dhe kujtime që jetojnë prej dekadash në publikun shqiptar. Rreziku Një komb që nuk respekton ikonat e tij artistike rrezikon të humbasë kujtesën kulturore. Kritika është normale dhe demokracia e lejon debatin, por debati nuk duhet të kthehet në fshirje të figurës së një artisti që i ka dhënë aq shumë kulturës shqiptare. Ndaj, përtej polemikave të ditës, duhet të dimë të ndajmë artistin nga qytetari. Robert Ndrenika mbetet një kolos i skenës shqiptare. Ndërsa Robert Ndrenika qytetar ka të drejtën e tij të mendojë, të ndiejë dhe të mbështesë kë të dojë. Pikërisht kjo ndarje është thelbi i një shoqërie demokratike dhe i qytetërimit kulturor.

Albert Z. Zholi: Robert Ndrenika mes artit dhe qytetarisë, mes madhështisë dhe kryqëzimit

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata …