akup Krasniqi thotë se administrimi i votës qytetare nuk është bërë mirë

Jakup Krasniqi thotë se administrimi i votës qytetare nuk është bërë mirë

Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës Socialdemokrate, Jakup Krasniqi ka thënë se kjo parti është brenda rezultatit zgjedhor që i duhet për të qenë pjesë e Kuvendit të Kosovës. Megjithatë, ai ka thënë se janë duke pritur certifikimin e rezultatit final nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për të qartësuar pozicionin e Nismës nga zgjedhjet e 6 tetorit. Krasniqi ka thënë se organet drejtuese të partisë shumë shpejtë do të marrin një vendim lidhur me përfshirjen e mundshme në Qeverinë e Kosovës.  Krasniqi dikur kryetar Kuvendit të Kosovës, ka thënë se kanë pritur rezultat më të mirë nga zgjedhjet e 6 tetorit, por gjithashtu ka thënë se administrimi i votës nuk është bërë siç duhet.Më tutje, Krasniqi është përgjigjur edhe si do të veprojë Nisma nëse e kalon pragun zgjedhor dhe bëhet pjesë e Kuvendit të Kosovës.Nisma Socialdemokrate është partia që ka kërkuar rinumërim në nivel vendi të votave të 6 tetorit, më arsyetimin se janë bërë shkelje gjatë procesit zgjedhor, e që pastaj ka ndikuar në rezultat. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, me rekomandime të Qendrës për Numërim dhe Rezultate, ka rinumëruar gati gjysmën e vendvotimeve, duke thënë se ka pasur probleme të ndryshme me formularë.Ditët në vijim, KQZ pritet të bëjë certifikimin e rezultateve finale, pas numërimit të votave me kusht dhe ato nga persona me nevoja të veçanta.

Kontrolloni gjithashtu

Kosova importon nga Kina, Kina mbështet Serbinë kundër Kosovës

Kosova po shpenzon mbi dy milionë euro brenda një dite për mallra të importuara nga …