leoni

Jakup Krasniqi

Jakup Krasniqi: Varret e heronjve dhe dëshmorëve të kombit kudo ku gjenden, janë në vendin e vet

Kërkesa e Kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli për kthimin e eshtrave të Heroinës,  Shotë Galica,  në fshatin Galicë, aty ku prehen eshtrat e Azem Bejtës, nuk është kërkesë e arsyeshme. Nuk po dua të dyshoj në kërkesën e kryetarit Veseli, por që kërkesa është e pa arsyeshme, është një fakt. Kushdo që ka qenë iniciatori i kësaj kërkese, familjar, fshatar a provincial, nuk është dashur  që kryetari i Kuvendit të Kosovës të vihej në shërbim të një kërkese të tillë, tepër shpirtngushte.

Pse kërkesa është e pa arsyeshme?

Në rend të parë, heronjtë a dëshmorët, po të ishin të proveniencave, të familjes, fshatit a të ndonjë province, ata nuk do ta ndiqnin rrugën e idealit për liri e çlirim kombëtar, rrugë  që e ndoqën më guxim e përkushtim deri në fund të jetës se tyre. Në rend të dytë, heronjtë e dëshmorët janë të tillë, pse vepra e tyre rrezaton për gjithë kombin dhe shtrihet mbi gjithë gjeografinë kombëtare. Varret e tyre ku do që gjinden, eshtrat e tyre kudo që janë në gjeografinë kombëtare, janë në vendin e vet, për të cilin ata u flijuan pa asnjë hezitim. Në rend të tretë, nëse eshtrat e tyre duhet të lëvizin nga aty ku janë, siç është rasti me eshtrat e Heroinës Shotë Galica, ata mund të lëvizin vetëm në drejtim të Panteonit – “NËNË SHQIPËRI”., aty ku prehen shumë Heronj e Dëshmorë të Kombit. Do të mund të lëvizte, sikur në Kosovë të kishim Panteonin e të Mëdhenjve të Kombit, në Prishtinë me fytyren e Heroinës Shotë Galica, por fatkeqësisht atë nuk e kemi?!

Se katërti, për ta fshatarizuar a provincializuar heroinën e Kombit, Shotë Galica, në Galicë a Radishevë, është goditje në veprën jetësore kësaj luftëtare të lirisë e të bashkimit kombëtar. Lëvizja Kombëtare se cilës iu bindë Heroina – Shotë Galica, luftonte për çlirimin dhe bashkimin e kombit. Se pesti, heronjve e dëshmorëve të kombit, ja tua japim përmasën e merituar të nderimit, kujtimit e përkujtimit ashtu si e meritojnë o t’i lamë aty ku prehen në qetësi! Edhe Fushë Kruja është në gjeografinë kombëtare të cilës i shërbente Heroina e Kombit- Shotë Galica. Heronjtë e dëshmorët duhet t’ua lamë kombit se të atij janë! Se paku Ata mos t’i fusim në korniza që ua zvetënojnë përmasën e veprës se tyre! Përmasa e veprës së tyre – është Atdheu i shqiptarëve!

Kontrolloni gjithashtu

Kosova dhe Serbia, janë zotuar se më 22 mars do t’i dorëzojnë propozimet e tyre për përdorimin e dinarit në Kosovë

Pas diskutimeve, në Bruksel, Lajçak, paraqiti një dokument kompromisi lidhur me qëndrimet e të dyja palëve për dinarin e Serbisë

Në takimin e fundit të dialogut në Bruksel, Kosova dhe Serbia nuk arritën një marrëveshje …