Shpend Ahmeti

Shpend Ahmeti: Asnjë fotografi e Skënderbeut apo Elena Gjikës nuk është larguar nga shkolla

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti duke komentuar spekulimet e disa  medieve për shkollën fillore “Elena Gjika”,  në të cilin u tha se Agjencioni turk TIKA kishte hequr nga  aty foto kombëtare dhe ka vendosur orë me simbole shtetërore të Turqisë, ka deklaruar se asnjë fotografi e Elena Gjikes nuk është larguar nga klasët. Në tri klasë të shkollës ishin vendosur orët e TIKA-s të cilat Drejtoria e Arsimit e Komunes së Prishtinës ka vendosur t’i largonte edhe ato orë. Shumë shpejtë e kuptuam edhe të vërtetën. Agjencioni Zhvillimor Turk (TIKA) kishte ofruar ndihmë për paralelet turke në shkollën Elena Gjika, meqë janë gjithsej pesë paralele që zhvillojnë mësim në gjuhen turke) në infrastrukturë, gëlqerosje dhe projektorë, printer, pajisje e mjete të tjera. Këshilli drejtues i shkollës që përbëhet nga menaxhmenti i shkollës dhe përfaqësuesit e prindërve kishte pranuar. ASNJË fotografi e Skenderbeut nuk është larguar, dhe ASNJË fotografi e Elena Gjikes nuk është larguar.

  1. Në qoftë se kemi frikë nga Turqia dhe turqizimi, atëherë do të duhej të ngritnim zërin kundër privatizimit të KEDS, koncesionimit të Aeroportit, apo edhe nga autostrada e ndërtuar nga konzorciumi amerikano turk Bechtel Enka. Aty po na merren milionat, po na kontrollohen informatat, e një orë e murit mund të hiqet për dy minuta.

 

  1. Në qoftë se këtë ndihmë nga Tika po e barazojmë me islamizmin dhe futjen e kulturës islame në shoqërinë tonë, dhe në qoftë se këtë nuk e duam, atëherë me këtë parim duhet ndaluar të gjitha ndihmat nga Turqia edhe çfarëdo lloj bashkëpunimi, duhet me i ndalu edhe serialet turke, duhet me bojkotu prodhimet turke e shumë e shumë gjana tjera. Sepse me e lidh këtë me projektorat e orët e TIKAs nuk ka kurrfarë kuptimi.

 

  1. Krejt në fund, paramendone një fëmijë turk në shkollën Elena Gjika kur i sheh këto reagime sepse na qenkan ca orë me mbishkrimin Tika, çfarë duhet të mendojnë ata fëmijë për shoqërinë tonë. A duhet të ja u ndalojmë edhe gjuhen turke në klasë? E kuptoj friken e një pjese të shoqërisë për sulmin ndaj laicitetit dhe sekularizmit të shtetit tonë, por ky reagim sipërfaqësor ndaj kësaj dezinformate, dhe mosreagimi ndaj qindra rreziqeve politike, ekonomike e ushtarake nga disa nga këto shtete me në krye Serbinë nuk i bën nder as debatit e as shoqërisë tonë.

Kontrolloni gjithashtu

Mic Sokoli dhe Sefë Kosharja

Më 20 prill të vitit 1881, në kodrat mes fshatrave Koshare, Slivovë, u zhvillua Beteja mes forcave turke dhe atyre shqiptare

Më 20 prill të vitit 1881, në kodrat e fushat  mes fshatrave Koshare, Slivovë, një …