Ndihmës-sekretari amerikan i Shtetit për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, James O’Brien, ka dënuar veprimet e fundit të Qeverisë së Kosovës në veri. Në reagimin e tij për mbylljen e pesë objekteve të komunave ilegale serbe në nga Policia e Kosovës, ai ka vlerësuar se Amerika është e shqetësuar me këto veprime të pakoordinuar me aleatët. Diplomati amerikan ka shkruar se këto janë veprime provokuese, të cilat ndikojnë negativisht në partneritetin në mes të dy vendeve, për shkak se janë veprime të pakoordinuara dhe provokuese të Qeverisë së Kosovës. Ne vlerësojmë punën e atyre, përfshirë EULEX-in dhe KFOR-in, të cilët parandalojnë dhunën dhe bëjnë thirrje për përmbajtje të vazhdueshme nga të gjithë të përfshirët dhe të prekurit. I bëjmë thirrje kryeministrit Kurti dhe qeverisë së tij që të konsultohen dhe të koordinohen me komunitetin ndërkombëtar dhe të ndërpresin veprimet e pakoordinuara që ndikojnë negativisht në partneritetin tonë, ka saktësuar diplomati amerikan, James O’Brien.
Kontrolloni gjithashtu
Dushan Janjiq: Serbia e ka njohur de facto Kosovën, dialogu i bllokuar dhe pa përmbajtje politike
Analisti serb, Dushan Janjiq, ka deklaruar se Serbia e ka njohur de facto Kosovën përmes …
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
