Ambasadori amerikan, Jeff Hovenier

Jeffrey Hovenier: Vazhdimisht do të ketë përpjekje të fuqishme nga Amerika në dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka thënë se vazhdimisht do të ketë një përpjekje të fuqishme të ShBA-së në dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Në një lidhje direkte në emisionin Rubikon në Klan Kosova, ai ka theksuar se ajo që po mundohet të arrijë ShBA-ja është një gjenerim i një ambicie të gjatë të këtij projekti për një Evropë të plotë, të lirë dhe paqësore. “Mendoj se keni parë disa indikacione për përkrahjen e ShBA-së në dialogun e lehtësuar nga BE-ja në zhvillimet e djeshme dhe në takimet në fillim të kësaj jave. Ky është një proces i lehtësuar nga BE-ja, është një negociatë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, por ne nuk jemi shikues objektiv. ShBA-ja është shumë e interesuara ta shohë këtë proces që të vazhdojë përpara me sukses dhe ne jemi të interesuar të punojmë me të dyja palët për ta çuar përpara.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari turk, Erdogan

Erdoğan: Duke vrarë mbi 14.000 fëmijë të pafajshëm në Gaza, Izraeli tashmë ka tejkaluar famëkeqin nazist, Adolf Hitler

Kryetari i Turqisë, Rexhep Tajip Erdoğan, ka deklaruar se duke vrarë mbi 14.000 fëmijë të …