Toby Vogel

Toby Vogel: Pavarësisht marrëveshjes Kosova në fakt duhet ta pezullojë zbatimin e të drejtave të saj sovrane në veri të vendit

Toby Vogel, bashkëpunëtor i Këshillit për Politikat e Demokratizimit nga Brukseli ka deklaruar se rëndësia e vërtetë e dakordimit të Kosovës dhe Serbisë lidhur me çështjen e targave, është se e lë mënjanë çështjen e ndezur aktuale dhe i angazhon palët të përqendrohen në perspektivë të gjerë.

Kjo është një marrëveshje e përkohshme. Kjo, thjesht, ndihmon tani në shmangien e një përshkallëzimi, por padyshim nuk është zgjidhje, sepse Kosova në fakt duhet të pezullojë zbatimin e të drejtave të saj sovrane në veri të Kosovës, që natyrisht në një kohë afatgjatë dhe afatmesëm është i papranueshëm për Prishtinën”, thotë Toby Vogel për Radion Evropa e Lirë. Çështja e targave ka ngritur tensionet në veri që nga vera. Popullata lokale, e cila e kundërshtoi një gjë të tillë, e mbështetur nga Serbia, me herët e paralajmëroi rezistencën në rast se Kosova do të fillonte t’i gjobiste ngasësit e automjeteve me targa të tilla. Shqiptimi i gjobës parashihej të niste nga 21 nëntori si fazë e dytë e vendimit të Qeverisë së Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Nikolla: Mbledhja e dy kuvendeve në prag të festës së pavarësisë së Shqipërisë as nuk mund të ëndërrohej vite më parë

Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Lindita Nikolla ka vlerësuar lart mbledhjen e përbashkët të institucioneve …