Stoltenberg

Jens Stoltenberg: Çdo lloj zbarkimi i Forcave të Sigurisë së Kosovës në veri kërkon pëlqimin e KFOR-it

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg në një konferencë të përbashkët për media me kryetaren e Kosovës, Vjosa Osmani tha se KFOR-i do të vazhdojë të përmbush mandatin e saj duke ofruar siguri për të gjithë. Stoltenberg duke komentuar sulmet ndaj pjesëtarëve të KFOR-it në veri nga bandat kriminale tha se janë të papranueshme, ndërkaq theksoi se çdolloj zbarkimi i Forcave të Sigurisë së Kosovës në veri të Kosovës kërkon pëlqimin e KFOR-it. “Në linjë me përkushtimin e Prishtinës nga viti 2013, çfarëdo zbarkimi FSK-së në veri kërkon miratimin e KFOR-it”, tha ai.

Kontrolloni gjithashtu

Janina Ymeri për Arben Vitinë: Si flen natën kur njerëzit kanë kancer, e ju rregulloni mindilin?

Deputetja Janina Ymeri i është drejtuar ministrit Arben Vitia me kritika për gjendjen në shëndetësi, …