Jens Stoltenberg

Jens Stoltenberg deklaron se çështja e targave, e cila ka afat deri më 1 nëntor mund t’i rris tensionet në Kosovë

Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës Veriatlantike,   Jens Stoltenberg, pas takimit të ministrave të mbrojtjes të vendeve anëtare të Aleancës në Bruksel, ka thënë se çështja e targave mund t’i rris tensionet në Kosovë. Stoltenberg potencoi se trupat e KFOR-it mbështesin përpjekjet e diplomatëve të Bashkimit Evropian për të arritur përparim në dialogun ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, me ndërmjetësimin e BE-së. Ballkani Perëndimor është një rajon në Evropë ku Bashkimi Evropian dhe NATO bashkëpunojnë shumë ngushtë. Ne ndihmuam për t’i dhënë fund dy luftërave brutale, fillimisht në Bosnje dhe Hercegovinë, pastaj në Kosovë. Ne kemi praninë tonë, misionin e KFOR-it në Kosovë”, tha ai. Stoltenberg duke folur për Bosnjën dhe Hercegovinën, tha se është njëra  nga vendet që janë në rrugën e anëtarësimit në NATO. Por, theksoi se ky vendim në fund të fundit do të jetë vendim i saj, i cili  duhet të jetë diçka që dëshiron Bosnja dhe Hercegovina, sepse “NATO respekton vendimet e të gjitha vendeve që zgjedhin rrugën e tyre, saktësoi Stoltenberg.

 

Kontrolloni gjithashtu

Bajraktari: Për një periudhë tejet të gjatë kohore krimet e luftës kanë qenë kompetence e autoriteteve ndërkombëtare

Avokati Ardian Bajraktari ka vlerësuar se trajtimi i krimeve të luftës në përgjithësi dhe atyre …