Stoltenberg: Ndërhyrja e NATO-s në vitin 1999 kundër regjimit të Milosheviqit nuk ishte e drejtuar kundër popujve të Jugosllavisë

Jens Stoltenberg: Po vazhdojnë tensionet në mes të Kosovës e Serbisë, akterët e huaj kanë rritur ndikimin e tyre keqdashës

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, në takimin me ministrat e jashtëm të Finlandës e Suedisë dhe përfaqësuesin e lartë të BE-së, Josep Borrell, ka adresuar çështjen e Ballkanit Perëndimor. Ai ka thënë se jemi  dëshmitarë të zhvillimeve shqetësuese në Bosnje e Hercegovinë dhe tensioneve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Ballkani Perëndimor është në zemër të Evropës dhe është një rajon i rëndësishëm për NATO-n dhe për Bashkimin Evropian. Jemi dëshmitarë të zhvillimeve shqetësuese. Ne jemi të shqetësuar nga retorika përçarëse në Bosnjë dhe Hercegovinë. Tensionet vazhdojnë në mes të Beogradit dhe Prishtinës. Reformat po ngecin dhe akterët e huaj kanë rritur ndikimin e tyre keqdashës”, ka thënë Stoltenberg, ndërsa ka shtuar se nuk duhet harruar rruga e gjatë që është bërë nga vitet 1990. Ne i kemi dhënë fund luftërave brutale dhe vendet në rajon janë anëtarësuar si në Bashkimin Europian ashtu edhe në NATO. NATO dhe Bashkimi Evropian po punojnë ngushtë së bashku, për të mirën e rajonit dhe vetëm në Kosovë dhe në Bosnje e Hercegovinë, ku NATO dhe BE punojnë dorë për dore”, u shprej Jens  Stoltenberg.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj kërkon zgjedhje të rregullta në Kosovë dhe kritikon qeverisjen e Kurtit

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, duke folur lidhur  me situatën politike në Kosovë, ka …