leoni

NATO-ja përmes një deklarate dënon agresionin rus në Ukrainë dhe sulmet e ushtrisë ruse mbi këtë shtet të pavarur

Jens Stoltenberg: Rusia po bën një luftë agresioni, Ukraina ka të drejtë ta sulmojë Rusinë me armët e shteteve perëndimore

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg u ka bërë thirrje aleatëve që të heqin kufizimet për përdorimin e armëve nga Ukraina për të goditur objektivat ushtarake brenda Rusisë. Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s ka bërë një deklaratë të pazakontë rreth pushtimit të Ukrainës nga ana e Rusisë, e cila mund të ndryshojë rrjedhjen e luftës. Unë mendoj se ka ardhur koha që aleatët të mendojnë nëse duhet të heqin disa nga kufizimet që u janë vënë në përdorimin e armëve që i kanë dhuruar Ukrainës, veçanërisht tani kur luftimet po zhvillohen shumë në Harkov. T’ia mohosh ukrainasve mundësinë e përdorimit të këtyre armëve kundër objektivave legjitime ushtarake në territorin rus, e bën shumë të vështirë për ta që të mbrohen”, tha shefi i aleancës më të fuqishme ushtarake në botë. Ai tha se Rusia po bën një luftë agresioni dhe Ukraina ka të drejtë të mbrohet. Dhe kjo përfshin edhe goditjen e objektivave në territorin rus”, shpjegoi ai, duke vënë në dukje se disa aleatë tashmë i kanë hequr kufizimet e tilla dhe “është koha që aleatët e tjerë” ta marrin parasysh këtë. Stoltenberg theksoi se vetëmbrojtja “është e përfshirë në Kartën e OKB-së”. “Është e ligjshme, është legjitime dhe ne po ndihmojmë Ukrainën që ta mbrojë këtë të drejtë dhe kjo duhet të përfshijë aftësinë për të goditur gjithashtu objektiva në territorin rus”, tha ai.

Kontrolloni gjithashtu

Don Agim Qerkini: Shqiptarët janë dëshmi e tolerancës dhe mirëqenies

Famullitari katolik Don Agim Qerkini ka vizituar Bashkësinë Islame të Kosovës nga ku ka uruar …