Kryeministri grek, Qiriakos Micotakis

Kryeministri grek, Qiriakos Mitsotakis, i ka dërguar sërish vërejtje udhëheqësve shtetëror të Maqedonisë së Veriut

Kryeministri grek, Qiriakos Mitsotakis, i ka dërguar sërish mesazh lidershipit politik dhe shtetëror të Maqedonisë së Veriut pas qëndrimit sfidues për ta quajtur vendin “Maqedoni”. Kur dikush e tërheq litarin, duhet të jetë gati dhe të mbytet”, ka thënë Mitsotakis. Dhe nëse del nga kursi i rënë dakord, le ta dijë se do ta gjejë të mbyllur rrugën drejt Europës”, rrugë e cila siç thotë ai “kalon nga Greqia dhe respektimi i së drejtës ndërkombëtare”. Pas presidentes së re të Maqedonisë së Veriut, Gordana Silianovska-Davkova, edhe fituesi i zgjedhjeve, Christian Mickoski, këmbëngul në përdorimin e termit “Maqedoni”. Kryetari i VMRO-së i cili do të jetë kryeministri i ardhshëm i shtetit fqinj, në shkelje të marrëveshjes së Prespës ka zgjedhur që të mos i referohet vendit të tij si Maqedoni e Veriut. Sipas lidershipit të ri, kjo është një e drejtë e tyre për ta quajtur vendin siç ato duan.

Kontrolloni gjithashtu

Don Agim Qerkini: Shqiptarët janë dëshmi e tolerancës dhe mirëqenies

Famullitari katolik Don Agim Qerkini ka vizituar Bashkësinë Islame të Kosovës nga ku ka uruar …