UCK

Më 25 maj 1999, në frontet e luftës së UÇK-së, përballë forcave serbe kanë rënë shumë dëshmorë në mbrojtje të popullatës

Më 25 maj të vitit  1999, në frontet e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës përballë forcave kriminale serbe, duke mbrojtur pozicionet dhe popullatën civile shqiptare të cilën po e masakronin forcat serbe, kanë rëndë dëshmorët e UÇK-së:

Bekim Abdullah Sylka, Emin Pajazit Sinani, Milazim Fetah Fazliu, Avdullah Shukri  Bahtiu, Fetah Adem Selca, Nazmi Ilmi Osmani, Përparim Qazim Shala, Sadik Ymer Guri, Sakip Sakip Hysa, Shaqir Rrustem Kuka, Fadil Bajram Nimani, Bekim Avdullah Sylka, Islam Berisha, Shaqir Kukaj, Adrian Xhemajl Kelmendi, Avdi Smajl Berdynaj, Hilmi Osman Berdyna  Muharrem Sadri Kelemndi, Tahir  Berisha, etj.

Më 25 maj të vitit 1998 ka rënë dëshmor, Ramiz Sadik Batusha.

Më  25 maj të vitit 2001  bie dëshmor Fadil Nimani, i njohur si Komandant Tigri.

Fadil Nimani ishte nga fshati Gërgoc i Gjakovës, luftëtar dhe epror në tri luftërat tona çlirimtare. Më 25 maj të vitit 2001 bie dëshmor në Vaksincë të Kumanovës, duke komanduar Brigadën e 113 “Ismet Jashari-Kumanova” të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare.

( RKL TV-Dielli – Kalendari Kombëtar)

Kontrolloni gjithashtu

Don Agim Qerkini: Shqiptarët janë dëshmi e tolerancës dhe mirëqenies

Famullitari katolik Don Agim Qerkini ka vizituar Bashkësinë Islame të Kosovës nga ku ka uruar …