Jens Stoltenberg

Jens Stoltenberg, u deklarua për takimin e sotëm, në Ohër, mes kryeministrit Kurti dhe kryetarit të Serbisë, Vuçiq

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka folur në lidhje me takimin e sotëm të kryeministrit.  Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq në Ohër. Ai  përmes një postimi ka thënë se pret progres nga palët, pasi sipas tij, ky është çelësi për të ardhmen evropiane dhe euroatlantike të rajonit. Bisedimet e ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian në Ohër janë të rëndësishme dhe unë pres nga Aleksandar Vuçiqi dhe Albin Kurti që të angazhohen në mënyrë konstruktive për të bërë progres. Ky është çelësi për stabilitetin e qëndrueshëm dhe të ardhmen evropiane dhe euroatlantike të rajonit. @NATO_KFOR vazhdon të punojë për një Kosovë stabile dhe paqësore”, ka shkruar Stoltenberg.

Kontrolloni gjithashtu

Sindikata e Pavarur e Sektorit Privat të Kosovës kërkon përfshirjen në pagat shtesë edhe punonjësit e sektorit privat

Jusuf Azemi: Gjendja e punëtorëve në sektorin privat është alarmante

Kryetari i Federatës Sindikale të Punëtorëve të Sektorit Privat të Kosovës, Jusuf Azemi, ka tërhequr …