Kurti Vucic

Në Ohër janë mbajtur takimet e ndara të ndërmjetësuesve me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe kryetarin e Serbisë, Vuçiq

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka  filluar takimin me ndërmjetësuesit evropianë të dialogut Kosovë-Serbi, shefin e BE-së, spanjollin Josef Borell dhe emisarin sllovak,  Miroslav Lajcak. Para këtij Takimi shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell, dhe i dërguari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak,  u takuan me kryetarin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Pas këtyre takimeve do të zhvillohet takimi i përbashkët mes tri palëve. Sipas raportimeve dhe analizave të shumta të atyre që po i përcjellin këto zhvillime duket se as sot nuk do të ketë nënshkrime, pasi këtë e ka bëtë ët qartë, kryetari i Serbisë, Vuçiq, por ndërkohë lidhur me mundësinë e mos nënshkrimit ka folur edhe emisari  amerikan, Gabriel Eskobar.

Kontrolloni gjithashtu

Gucati

Dënohet me katër muaj burgim personi që kërcënoi Hysni Gucatin

Gjykata ka dënuar me katër muaj burgim Eqrem Avdullahun, pasi u shpall fajtor për kërcënim …