Ish-kongresisti republikan, Xheri Weller, ka kritikuar mos angazhimin e kryetarit amerikan, Joe Biden, për Kosovën, duke thënë se ai mund të kishte bërë më shumë për të mbështetur shtetin e ri të Kosovës dhe për ta ndihmuar atë në proceset e integrimit në NATO. Ky proces ka nevojë për mbështetje të mëtejshme dhe më të drejtpërdrejtë, si nga Shtetet e Bashkuara, ashtu edhe nga qeveria e Kosovës. Ai shprehu shqetësimin se Kosova ka dështuar gjatë katër viteve të fundit të informojë dhe rekrutojë anëtarët e Kongresit amerikan për mbështetje më të fortë ndaj saj. Kosovarët janë të zhgënjyer, pasi Biden nuk u angazhua më tepër personalisht për Kosovën dhe nuk e mbështeti më fuqishëm atë, duke e mbajtur dialogun si një proces që nuk ka përfunduar dhe që nuk ka sjellë rezultate konkrete për Kosovën. Weller, ka nënvizuar se Xho Biden mund të kishte forcuar mbështetjen për Kosovën në procesin e dialogut me Serbinë.
Kontrolloni gjithashtu
“Shqiptarët për Amerikën” kërkojnë nisjen e Dialogut Strategjik Kosovë–SHBA
Organizata “Shqiptarët për Amerikën” ka bërë thirrje për fillimin e Dialogut Strategjik ndërmjet Kosovës dhe Shteteve …
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
