Mali i Zi ka vendosur pjesëtarë të njësitit antiterrorist në kufi me Kosovën

Jo zyrtarisht bëhet e ditur se Mali i Zi ka vendosur pjesëtarë të njësitit antiterrorist në kufi me Kosovën

Gazeta e Podgoricës “Vijesti”, shkruan  se Mali i Zi tashmë ka vendosur disa pjesëtarë të njësitit antiterrorist në kufi me Kosovën, për shkak të konflikteve  mundshme lidhur me kundërshtimet mes pozitës dhe opozitës  në Kosovë për marrëveshjen e kufirit me Malin e Zi. Po ashtu, “Vijesti” njofton se në zonën kufitare pjesëtarët e njësitit antiterrorist janë duke patrolluar me armë të këmbësorisë. Kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi, ditë më parë ka akuzuar opozitën se  po shpreh  pretendime territoriale ndaj Malit të Zi, ndërkohë që kryetari i Malit të Zi, Filip Vujanoviq, ka thënë se Malit të Zi nuk i duhet toka e Kosovës, dhe se malazezët nuk presin incidente në kufi.

Kontrolloni gjithashtu

Bill Clinton dhe bashkëshortja e tij, Hillary Clinton, mbështesin kandidaturën e zonjës Kamala Harris për kryetare të Amerikës

Ish-kryetari Shteteve të Bashkuara, Bill Clinton dhe bashkëshortja e tij, Hillary Clinton, e cila garoi …