leoni

Radio Televizioni i Kosovës

Sindikata e Punëtorëve e RTK- së dënoi sulmin mbi shtëpinë e drejtorit të RTK-së

Sindikata e Punëtorëve e RTK- së dënoi ashpër sulmin e mbrëmshëm ndaj shtëpisë së drejtorit gjeneral të mediumit publik RTK, Mentor Shala, ku persona të panjohur mbrëmë në mënyrë kriminale sulmuan me granat dore shtëpinë e tij duke terrorizuar fëmijët dhe tërë familjen Shala. “Fatmirësisht nuk ka viktima në njerëz. Brenda një kohë të shkurtër ndodhën dy sulme ndaj mediumit publik,  ku me datën 22 u sulmua me granat objekti i RTK -së ndërsa mbrëmë  shtëpia e drejtorit të RTK-së Mentor Shala. SPERTK nuk dëshiron të paragjykoj motivet e këtij sulmi, por i dënon të gjitha sulmet fyerjet, të cilat po bëhen kohës së fundit në adresim të RTK-së”, thuhet në reagim.

Kontrolloni gjithashtu

Josep Borrell, në seancën e KS të OKB-së ka folur edhe për propozimin franko-gjerman dhe për dialogun Kosovë-Serbi

Josep Borrell, ka kërkuar që Kosova e Serbia të angazhohen në dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja në mirëbesim dhe kompromis

Përfaqësuesi i Lartë evropian, Josep Borrell, ka kërkuar që Kosova dhe Serbia të angazhohen në …