Kryetari i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, ka mbrojtur vendimin e tij për tërheqje nga Afganistani duke thënë se “misioni asnjëherë nuk ka pasur për qëllim shtet-ndërtimin”. “Jam shumë i trishtuar me faktet me të cilat përballemi tani, por nuk më vjen keq për vendimin tim për t’i dhënë fund luftës në Afganistan”, tha Biden në një fjalim drejtuar kombit më 16 gusht. Ai shtoi se interesi kombëtar i Shteteve të Bashkuara në Afganistan ishte gjithmonë kryesisht në parandalimin e sulmeve terroriste. Kryetari amerikan tha se qeveria afgane nuk arriti të dëgjojë këshillën e tij dhe të negociojë një zgjidhje politike me talibanët, duke shtuar se kolapsi i qeverisë afgane ndodhi shumë më shpejt sesa që kishte pritur administrata e tij. Kjo është paraqitja e parë e kryetarit amerikan, Joe Biden që kur talibanët morën kontrollin e kryeqytetit të Afganistanit, Kabul.
Kontrolloni gjithashtu
Lulzim Peci: Amerikanët nuk do të jenë pjesë e marrëveshjes së dialogut Kosovë–Serbi
Analisti Lulzim Peci ka komentuar takimin e nivelit të lartë në kuadër të dialogut Kosovë–Serbi, …
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
