leoni

Josep Borrell: Marrëveshja finale me Serbinë do të zgjidhte përfaqësimin ligjor të Kosovës në nisma rajonale

Josep Borrell: Marrëveshja finale me Serbinë do të zgjidhte përfaqësimin ligjor të Kosovës në nisma rajonale

Shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, tha se marrëveshja përfundimtare midis Kosovës dhe Serbisë do të zgjidhë, ndër të tjera, edhe çështjen e përfaqësimit ligjor të Kosovës në nisma të ndryshme rajonale. Borrell i bëri komentet në një përgjigje me shkrim në pyetjen e deputetëve të Parlamentit Evropian, e cila i referohet, siç thuhet në titull të pyetjes, “mungesës së koherencës në përfaqësimin ligjor të Kosovës”. Ai konfirmoi se autoritetet e Kosovës janë të interesuara që vendi të mos përfaqësohet më nga Misioni i Kombeve të Bashkuara në Kosovë në forume rajonale. Ai kujtoi se pas marrëveshjes së arritur në vitin 2012 në dialogun Kosovë-Serbi, “Kosova merr pjesë dhe flet vetë në forumet rajonale”, me kusht që tek emri i saj të vendosë një fusnotë.

Kontrolloni gjithashtu

Edi Rama

Edi Rama: Rilindëm Shqipërinë e rrënuar nga ata që tani klithin e bërtasin të shfrenuar në foltore e në ekranet televizive

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në fjalën e tij të mbajtur  në  mbledhjen e Grupit …