Jozefina Topalli

Jozefina Topalli: Nuk është më Partia Demokratike, por është Republika e Lulzim Bashës

Ish-nënkryetarja e Partisë Demokratike të Shqipërisë, Jozefina Topalli në një postim të saj ka shkruar se prej 26 Majit të këtij vitit edhe zyrtarisht, kjo nuk është më Partia Demokratike e Dhjetorit të vitit 1990”. “Jo pse mungoj unë në listën e deputetëve, por sepse shpirti i Partisë Demokratike është zëvendësuar me llogarinë e ftohtë të Republikës së Re. E di se ata pak demokratë që kanë mbetur dhe që numërohen me gishtat e njërës dorë janë edhe më zemërthyer se unë, sepse do të bëjnë fushatë për diçka që nuk e besojnë, që nuk është e tyrja, për Republikën e Re të Lulzim Bashës. Nuk e dija sesi do ta pagëzonte krijesën e tij Lulzim Basha, por e kam ditur që në fillim, disa herë edhe e kam shprehur me rezerva, se Lulzim Basha po zhbënte Partinë Demokratike, se ai kurrë nuk ka luftuar për asnjë fitore të Partisë Demokratike dhe se e vetmja agjendë e tij ka qenë ajo personale”, shkruan Topalli.

Kontrolloni gjithashtu

Vetëvendosje

Vetëvendosja ka shpallur zgjedhjet e brendshme lidhur me kandidatët për kryeministër për zgjedhjet e 9 shkurtit

Vetëvendosja ka shpallur zgjedhjet e brendshme lidhur me kandidatët për kryeministër për zgjedhjet e 9 …